1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekstremistët e djathtë francezë, shanse për të fituar zgjedhjet presidenciale - Arrestohen reporterë në Turqi - Proces kundër ish presidentit Shirak

14 Mars 2011

Zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm në Francë mund të rezultojnë në një triumf të ekstremistëve të djathtë. Sipas një sondazhi, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë, Frontit Nacional, Marine Le Pen, fiton raundin e parë të zgjedhjeve. Pra ajo ka shanse të mira të mundë presidentin aktual Nicolas Sarkozy. Partitë e konsoliduara të Francës janë të tronditura nga rezultatet e sondazheve. Nervoziteti është në rritje, jo vetëm në kampin e Sarkozy-së. Johannes Duchrow

Gjatë ditëve të kaluara në Turqi janë arrestuar më shumë se dhjetë reporterë. Ata akuzohen për anëtarësi në një organizatë terroriste. Indinjata në opinionin publik është e madhe. Ekziston droja se me arrestimet po cënohet liria e shtypit. Steffen Wurzel

Në Francë një presidenti do t'i duhet të përgjigjet për herë të parë para gjyqit. Këtë javë (07.03.) nisi në Paris procesi gjyqësor kundër ish-presidentit Zhak Shirak. Ai akuzohet se kur ka qenë kryetar i bashkisë së Parisit u ka dhënë punë pa të drejtë shokëve. Teorikisht ai mund të dënohet për këtë me 10 vjet heqje lirie dhe me 125 mijë euro gjobë Shirak tani do të për gjigjet para gjyqit në fillim të qershorit. Johannes Duchrow

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi