Pas një trajtimi 24 orësh Elisabeth e II del nga spitali
4 Mars 2013As shtëpitë mbretërore nuk janë imune kundrejt infekstioneve. Tani infeksioni ka prekur edhe mbretëreshën, e cila konsiderohet si e shëndetshme dhe solide fizikisht. "Mbretëresha u shtrua në spitalin King-Edward-VII, tha një zëdhënësi i Pallatit Buckingham të dielën (03.03.2013). Ajo pati "simptomat" e një gastro-enteriti. Këto simptoma iu shfaqën për herë të parë të premten (01.03.2013), kur si rjedhojë u anulua vitizata e monarkes 86 vjeçare e planifikuar për në Uells. Atje mbretëresha donte të merrte pjesë në një ceremoni ushtarake me rastin e festës kombëtare të uellsit St. David's Day. Të gjitha aktivitetet për javën e ardhshme janë shtyrë, një udhëtim për në Itali u anulua. Fundjavën e ardhshme në fakt mbretëresha duhej të udhëtonte bashkë me princin Philip për një vizitë dydtiore në Romë. Simptomat e gripit në aparatin e tretjes, diarre dhe të vjella, normalisht kalojnë pas një ose dy ditësh, tek të moshuarit ato mund të zgjasin më shumë. Sidoqoftë Elisabeth e II pas trajtimit 24 orësh në spital të hënën (04.03.2013) u kthye në shtëpi.
60 vjet në fron
86-vjeçarja në 60 vjetët që qëndron në krye të monarkisë ka humbur fare pak takime. Tetorin e shkuar asaj iu desh që për shkak të dhimbjes në shtyllën kurizore të anulonte pjesëmarjen në dorëzimin e një medaljeje në kështjellën e Uindsorit. Në vitin 2006 ajo vuajti për disa javë nga shijatiku. Për herë të fundit mbretëresha ka qenë në spital përpara dhjetë vjetësh për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Vitin e kaluar Elisabeth e II priti shumë miq me rastin e festimit të jubileut të 60 vjetorit të fronit.