Emigrantët në Greqi & 2009 është vit i krijimtarisë dhe inovacionit
10 Prill 20091. Qendra e Athinës po transformohet në një geto të emigrantëve. Kjo pamje së bashku me rritjen e indeksit të krimeve (brenda 3 javësh janë shënuar 8 vrasje) rrisin pasigurinë te qytetarët por edhe rrezikun e demonizimit të emigracionit në përgjithësi. Greqia përballet me numrin e lartë të emigrantëve, të cilët duke tërhequr apo ndihmuar njëri-tjetrin automatikisht mblidhen në zona të caktuara. Kjo dukuri ndodh në edhe në shumë metropole të tjera evropiane dhe paraqet një sfidë për politikën, e cila duhet të gjejë zgjidhjet dhe t´u krijojë kushte integrimi emigrantëve. Niko Anagnosti
2. Viti 2009 është shpallur nga Komisioni Evropian si viti i krijimatarisë dhe i inovacionit. Shoqata e Festivaleve Evropiane, me qendër në Bruksel, është nismëtare e zhvillimit të Festivaleve Laboratore. Talente të reja nga Evropa, Azia, Afrika, Lindja e Mesme do të shkëmbejnë përvojat e tyre artistike në 15 Festivale Laboratorë që do të zhvillohen gjatë vitit në Evropë. Kathrin Denveter , Sekretare e përgjithsme e Shoqatës së Festivaleve Evropiane thotë për DW-në se qëllimi i këtij aktiviteti në përmasa evropaine dhe botërore si Festivale laboratore është përçimi i mesazhit tek shoqëria dhe politikanët i rolit që luan arti për të pasur një shoqëri kreative. Në vazhdim ndiqni materialin e përgatitur nga Ani Ruci.