1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Emigrantët shqiptarë në Greqi, që janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit, lejohen të kalojnë pushimet në Shqipëri

Niko Anganosti14 Korrik 2005

Ministria greke e rendit ka lejuar që emigranët pa leje të mund të shkojnë prej datës 15 korrik deri në 31 gusht në vendin e tyre për të pushuar. Kjo ishte kërkuar fillimisht me institim nga pala shqiptare, që ka siguruar kështu edhe një klientelë të çmueshme për turizmin nga ana e saj


Emigrantët shqiptarë me leje të skaduara qëndrim dhe në pritje të rinovimit të tyre do të mund të kalojnë pushimet e verës pranë familjeve të tyre. Duke filluar prej datës 15 korrik deri në 31 gusht, këta emigrantë mund të dalin dhe të hyjnë lirisht në pikëkalimet kufitare. Këtë e bën të mundur vendimi i Ministrisë greke të rendit, i sapopublikuar. Sipas tij, rruga e kthimit në Greqi është e lirë, për të gjithë ata të huaj që janë pritje të kërkesës së tyre për rinovimin e lejes së qëndrimit. Kjo rregullore përfshin edhe ata të huaj, të cilët kanë hyrë në Greqi në mënyrë të ligjshme, për arsye bashkimi familjar, pune apo studimi dhe kanë aplikuar për herë të parë pranë qendrave të legalizimit. Numri i emigrantëve shqiptarë të kësaj kategorie, sipas statitstikave greke, vlerësohet i madh. Edhe fluksi i emigrantëve që do të shkojnë drejt Shqipërisë pritet të jetë i madh. I fituar pritet të jetë edhe biznesi shqiptar i turizmit.