Përveç emigrimit të të rinjve, shumë shqiptarë në Medvegjë kanë probleme me statusin e tyre, sepse shumë adresa janë bërë të pavlefshme ose me status pasiv. Lirona Zuka është nga të rinjtë e paktë që jetojnë aty dhe luftojnë për të drejtat e bashkëkombasve shqiptarë.