Emri i Maqedonisë intervistë me prof. Stefan Tröbst, bilanci i presidencës çeke të BE-së & OKB-ja lavdëron Gjermaninë për suksese kundër ksenofobisë
3 Korrik 2009Grindja për emrin mes Maqedonisë e Greqisë ështe një çështje, që për dekada mund të mbetet pa zgjidhje, thekson në intervistë për DW Stefan Tröbst, profesor në universitetin e Lajpcigut. Si zgjidhje për mometin ai sheh ngrirjen e problemit me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por me një emër provizor.
3000 mbledhje - nga negociatat bilaterale deri në samitin e presidentëve dhe kryeministrave të 27 vendeve anëtare të BE-së, 3730 gazetarë, 140 makina, 20 autobusë, 17.000 shishe birrë dhe 36.000 stilolapsa. Ky është bilanci organizativ i presidencës çeke të Bashkimit Evropian e cila përfundoi të martën (30.06.) dhe ka kushtuar mbi dy miliardë Krona (75 milionë Euro). Por si duket bilanci përmbajtësor?
Rapotuesi special i OKB-së për racizimin, diskrimimin racor dhe ksenofobinë Githu Muigai, i ka bërë thirrje Gjermanisë që t' i kundërvihet më me forcë racizimit në jetën e përditshme. Muigai së fundi qëndroi dhjetë ditë në Berlin dhe tetë ditë në qytete të tjera për të krijuar një përshtypje nga afër mbi situatën. Nga njëra anë ai përmend projekte shembullore kundër racizmit, nga ana tjetër ai tërheq vëmendjen për mungesë integrimi.
Autorë: Qerimane Bekteshi, Daniel Kortschak, Sabine Ripperger
Redaktoi. Agjelina Verbica