1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Ende asnjë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

dpa, AFP, Reuters
30 Maj 2026

Një takim në Shtëpinë e Bardhë për vlerësimin e situatës në luftën me Iranin përfundoi pa rezultat, ndryshe nga ajo që kishte njoftuar më parë presidenti amerikan Donald Trump.

Uashington D.C. 2026 | Donald Trump duke u menduar
Sipas mediave Presidenti amerikan Trummp shprehu optimizëm, por ende nuk e ka miratuar kornizën e marrëveshjes për paqen me Iranin.Fotografi: Samuel Corum/CNP/ZUMA/IMAGO

Një mbledhje për vlerësimin e situatës lidhur me luftën meIranin, zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, përfundoi pa ndonjë vendim nga Presidenti Donald Trump. Sipas gazetës "New York Times", e cila citon një zyrtar amerikan, Trumpi u largua nga takimi i zhvilluar në qendrën e menaxhimit të krizave pas dy orësh. Sipas mediave Presidenti amerikan shprehu optimizëm, por ende nuk e ka miratuar kornizën e marrëveshjes për paqen me Iranin.

Marrëveshja duhet t'u përgjigjet "vijave të demarkacionit" të Trumpit

Presidenti amerikan kishte njoftuar më herët në platformën e tij Truth Social se do të merrte një "vendim përfundimtar” lidhur me negociatat me Iranin. Se përse ai, ndryshe nga sa kishte njoftuar e tij, nuk mori ndonjë vendim, ende nuk dihet.

"Presidenti Trump do të lidhë vetëm një marrëveshje që është e mirë për Amerikën dhe që përputhet me vijat e tij të demarkacionit”, tha një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë pas takimit. Sipas tij, Irani nuk duhet të arrijë kurrë që të zotërojë armë bërthamore.

Takimi u zhvillua në të ashtuquajturën Situation Room, një qendër e sigurt operacionale në Shtëpinë e Bardhë, e cila është e mbrojtur nga përgjimet. Fotografi: Daniel Torok/White House/Planet Pix/ZUMA/picture alliance

Bisedimet deri tani pa rezultat

Takimi u zhvillua në të ashtuquajturën Situation Room, një qendër e sigurt operacionale në Shtëpinë e Bardhë, e cila është e mbrojtur nga përgjimet. Aty presidenti i SHBA-së takohet, ndër të tjera, me përfaqësues të organeve të sigurisë kombëtare, të ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete.

Prej disa ditësh SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë negociata intensive për një marrëveshje që do t'i jepte fund luftës me Iranin. Sipas njoftimeve duket se marrëveshja është shumë pranë arritjes.

Megjithatë, deri së fundmi ishte e paqartë nëse presidenti Trump do ta miratonte marrëveshjen e negociuar nga ndërmjetësuesit. Po ashtu, ende mungonte një konfirmim zyrtar nga udhëheqja iraniane.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW