1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ende i paqartë fati i dy gjermanëve të rrëmbyer në Afganistan

21 Korrik 2007

Fati i dy gjermanëve të rrëmbyer ditën e mërkurë në Afganistan është i paqartë.Një përfaqësues i talebanëve radikal islamik kërcënoi me vrasjen e inxhinjerëve të ndërtimit në rast se 3 mijë ushtarët gjermanë të bundesvehrit nuk largohen nga vendi.Ndërkohë, ministria e jashtëme ka marrë të gjitha msat për lirimin e tyre.Kancelarja Angela Merkel përforcoi edhe një herë vendosmërinë për qëndrimin e bundesvehrit në Afganistan.
Kryengritësit talebanë në Afganistan kanë rrëmbyer edhe të paktën 18 koreano-jugorë që udhëtonin me një autobus nga kryeqyteti Kabul në provincën e Kandaharit. Ky lajm u konfirmua edhe nga qeveria koreano-jugore .