1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Energji nga gazi biologjik që nxirret prej plehrave

9 Mars 2012

Mbeturinat e frutave dhe perimeve në tregjet e mëdha nuk janë vetëm plehra. Në vend që të derdhen ose të përzihen në kompost, plehrat do të përdoren në të ardhmen për të furnizuar automjetet në formë të gazit biologjik.

Mbetje biologjike për impiantët e prodhimit të gazit
Mbetje biologjike për impiantët e prodhimit të gazitFotografi: picture-alliance/dpa

Benzina dhe dizeli po arrijnë çmime rekord. Kurrë nuk kanë qenë më të shtrenjta. Shumë mendojnë t'i ngasin tani makinat me gaz natyror. Por edhe kjo është lëndë djegëse fosile, rezervat e të cilave janë të kufizuara. Kështu biogazi mund të ishte një alternativë, sidomos kur prodhohet nga mbeturinat e ushqimeve.

Nga pazari dhe mensa në serbator

Në Gjermani biogazi nga mbeturinat e ushqimit dhe mbeturinat organike po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për ngrohje dhe prodhimin e energjisë elektrike. Një projekt në institutin Fraunhofer Institut për bioteknikën IGB në Shtutgard, ka treguar se energjia nga mbeturinat ushqimore mund të vërë në lëvizje edhe makinat. Në fillim të vitit vunë në punë një impiant të parë pilot, ku fermentohen mbeturinat e frutave dhe perimeve nga pazari i madh Shtutgardit, por edhe nga mensat dhe kantinat. Në një proces me dy faza mikroorganismat e ndryshme prodhojnë brenda me pak se dy ditësh metan. Ky biogas futet në shishe me presion të lartë dhe mund të shërbejë si karburant.

Pikë karburanti me gaz biologjikFotografi: picture-alliance/dpa

Sallatë dhe limon: Nga përzierja varet

"Mbeturinat përmbajnë shumë ujë dhe pak pjesë të ngurtësuara, prandaj janë ideale për fermetim", thotë studjuesja Ursula Schließmann. Megjithatë çdo ditë grumbullohen mbeturina të ndryshme. Nganjëherë mbeten për shembull më shumë koka sallatash, nganjëherë agrume, që përmbajnë shumë aciditet. Studjuesit duhen ta përshtasin vlerën e pehazhit të materialit para përpunimit në impiant. Për këtë materiali që del, magazinohet në kontejnerë të ndryshëm, ku vendosen parametrat, si vlerat e pehazhit "Sistemi i menaxhimit i krijuar për këtë arsye llogarit, se sa litra të mbeturinave nga cilat enë duhen përzier dhe u duhen shtuar mikroorganismave", shpjegon Ursula Schließmann. Ekuilibri duhet ruajtur, me qëllim që mikroorganismat të kenë gjithmonë të njëjtat kushte rrethanore.

E gjitha shfrytëzohet

Krahas biogazit filtrati i lëngshëm si dhe mbetjet, që nuk mund të fermentohen përdoren në projekte të tjera. Uji filtrat, që përmban azot dhe fosfor, shërben si lëndë ushqyese për një kulturë algash, që mund të prodhojë vaj që zëvendëson naftën në motorët dizel. Llumi i fermentimit kthehet në metan në një proces tjetër. Në këtë mënyrë shfrytëzohet të gjitha mbetjet organike.

Biogazi përpunohet nga impianti në Shtutgard dhe provohet në automjete eksperimentale. Projekti me emrin Etamax financohet me gjashtë milionë euro nga ministeria gjermane për arsimin dhe Shkencën.

Instituti Frauenhofer bën studime me plehrat biologjikeFotografi: Fraunhofer IGB

Evitim i mbeturinave në vend të riciklimit të mbeturinave

Meqenëse impianti punon me mbeturina, nuk krijohet konkurrencë me prodhimin e ushqimeve si në prodhimin e etanolit nga misri, apo bimë të tjera. Sepse kjo është kritikuar ashpër, ndër të tjera edhe sepse për këtë arsye prodhimit të lëndëve ushqimore i është hequr tokë bujqësore.

Mbeturinat biologjike, që në rastin më të mirë mund të shfrytëzohen si plehra, përmbajnë shumë energji, e cila mund të shfytëzohet shumë mirë në formën e biogazit; thonë edhe organizatat e mjedisit, si për shembull BUND. Berthold Frieß, drejtues organizativ i organizatës në landin federal të Baden-Württemberg-ut, ku gjendet impianti i ri, paralajmëron për rrezikun se impiante të tilla mund të rrisin kërkesën për "mbeturina për treg". Sudimet kanë konstatuar se në mbarë botën vetëm gjysma e ushqimeve, vetëm në Gjermani vetëm deri në 20 milionë tonë në vit, përfundojnë në plehra.

"Qëllimi do të ishte që sa më pak mbeturina të dalin në treg“, thotës eksperti për mjedisin Fließ. Përveç kësaj ai është për zhvillimin e makinave më të lehta, që kursejnë më shumë si dhe për zgjerimin e transportit urban, për të reduktuar shfrytëzimin e burimeve të paripërtëritshme si nafta dhe gazi natyror dhe për të mbrojtur klimën. Shfrytëzimi i lëndëve djegëse alternative nuk duhet të na çojë, që të lëmë pas dore kërkesën për kursimin e energjisë.

Impiant i prodhimit të gazit në NepalFotografi: DW

Autor. Irene Quaile/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama