1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdhi dimri- Mungon energjia

4 Dhjetor 2011

Për shkak të thatësirës së zgjatur dhe rritjes së konsumit të energjisë elektrike nga ulja e temperaturave bazenet e hidrocentraleve kryesore në Shqipëri janë nën nivelin mesatar të ujit.

Energjia mungon
Energjia mungonFotografi: Aida Cama

Shqipëria është një vend që rreth 90 përqind të prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike e siguron nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve hidrike. Niveli i prodhimit dhe shëprndarjes së energjisë për tregun vendas dhe për eksport është në rradhë të parë në varësi të kushteve atmosferike. Nëse në dy vitet e kaluara ka patur reshje të shumta të shiut dhe produkti ka qënë i bollshëm, kjo është shoqëruar nga ana tjetër me shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme nga përmbytjet në zonat e banuara afër bazeneve të hidrocentraleve. Këtë viti kemi një pamje të kundërt. Mungesa e rrjeshjeve të shiut dhe thatësira e tejzgjatur e kanë ulur ndjeshëm kuotën e ujit në hidrocentrale duke e cuar në pikën më kritike dhe automatikisht ka një reduktim drastik të prodhimit vendas. Kompesimi i nevojave nga konsumatorët famijarë dhe të biznesit bëhet nëpërmjet importit.

Por importi aktualisht është në parametra të ndryshëm po të krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke qënë se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit janë duke kërkuar të importojnë, pasi dhe ato janë në vështirësi prodhimi, atëherë për ekspertët e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, blerja e energjisë ka kosto shumë të lartë. Për të mbuluar këtë shpenzim të tepërt, duke mos rrezikuar plotësimin e nevojave që vendi ka për energjinë elektrike, qeveria shqiptare ka mbështetur financiarisht KESH-in për importin e dy muajve të fundit të vitit 2011 me një fond shtesë që shkon në afër 4.3 milion euro. Importi ditor i Shqipërisë kap një vlerë mesatare në 16.4 milion kilvat/orë, niveli më i lartë në 4 vitet e fundit.

Pajtim BelloFotografi: Muka /DW

Por nëse në vijim të sezonit të dimrit dhe në pranverë do të vijojë të mbisundojë thatësira atëherë kjo do të thotë se KESH do të ketë nevojë për një kompesim disa herë më të madh nga arka e shtetit shqiptar. Mungesa e kushteve atmosferike të përshtatshme koincidon dhe me një valë ankesash që ka KESH për mosshlyerje ndaj saj të detyrimeve finaciare nga ana e kompanisë ceke CEZ ,që menaxhon shëprndarjen e energjisë në tregun shqiptar. Nga ana e saj CEZ-i është po kritik se një listë e gjatë debitorësh, mes tyre dhe institucione shtetërore, nuk po e likujdojnë një borxh prej disa dhjetra milion eurosh në dëm të kompanisë.

Përballë situatës së krijuar ekspertët e sektorit energjitik apelojnë për një vëmendje maksimale dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për normalizmin afatgjatë të situatës. Pajtim Bello, ish zëvendesministër i Ekonomisë dhe Energjtikës mendon se nuk duhet “mbetet vetwm në letër” synimi dhe objektivi i autoriteteve për ta trajtuar si prioritet sektorin energjitik. Riciklimi i krizave kur në një periudhë përmbyten HEC-et dhe në një periudhë të tjetër uji ulet në kuotën kritike që bllokon prodhimin e energjisë, tregon mungesë vizioni nga qeveria, thotë Bello për DW.

“Në rradhë të parë duhet zgjidhur përdorimi me eficencë i energjisë. Në Shqipëri ende një pjesë e mirë e energjisë vidhet dhe nuk faturohet. Dhe këto quhen humbje në rrjet që shkojnë në nivelin 40 përqind. Kurse nga energjia e faturuar arkëtohet vetëm 70 përqind. Kur të zgjidhim këtë problem ne do të zgjidhim dhe të tjerat që vijnë një pas një. Një cështje tjetër është respektimi i interkonjuksioneve në rrjet, pra kombinimi i eksportit dhe importit me periudhat kur ka rreshje dhe ka eksport dhe kur ka thatësirë dhe duhet importuar. Kjo ka efekt kur sistemi menaxhohet teknikisht dhe jo politikisht”.

Ministria e ekonomisë, tregtisë dhe energjisëFotografi: DW

Pajtim Bello shikon si një investim të sigurtë orientimin drejt tregjeve rajonale të energjisë, me anë të të cilit realizohen shkëmbime në interes reciprok dhe nuk ndjen oshilacionet e kapriciove të natyrës. Kjo, sipas tij, është dhe eleminim apo reduktim i shpenzimeve të larta që bien në kurriz të ekonomisë shqiptare. Për mendimin tim një nga rrugëzgjidhjet e qarta afatgjatë është ndërtimi i linjës së interkonjuksionit 400 klivolt mes Shqipërisë Kosovës, thotë Bello për DW.

“Për mua është prioritar, sepse krijon mundësinë e një sistemi komplementar: prodhim me termo dhe prodhim me ujë”.

Sipas Bellos autoritetet zyrtare duhet të nisin sa më parë materializim e këtij projekti mes dy vendeve, që pas realizmit do të ndikojë shumë pozitivisht jo vetëm në sistemin energjitik të tyre, por dhe vendeve të tjera të rajonit tonë.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW