Erdogan fajëson nivelet më të larta të Arabisë Saudite
3 Nëntor 2018Urdhri për vrasjen e Xhamal Khashogit është dhënë nga „nivelet më të larta„ të qeverisë saudite, thuhet në një koment të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për gazetën amerikane „Washington Post". Ai nuk beson „as edhe një sekondë", se porosia për vrasjen ka ardhur nga Mbreti Salman, thekson Edogan. Presidenti nuk e fajësoi drejtpërdrejt as pushtembajtësin de facto të Arabisë Sauditë, Mohamed bin Salman.
Khashogi u fut në konsullatën arabe në Stamboll për të marrë dokumente për martesën e planifikuar. Pas kësaj ai nuk u kthye më. Pas hedhjes poshtë për disa javë, Arabia Saudia pranoi nën presionin ndërkombëtar se Khashogi u vra në konsullatë me plan. Turqia kërkon ekstradimin e 18 personave të dyshuar në Arabinë Saudite e të ndaluar në atë vend.
I copëtuar dhe fshehur
Në komentin e të ftuarit për gazetën amerikane, Erdogan thekson se ky rast ende lë shumë pyetje të hapura, si ajo se çfarë ka ndodhur me kufomën e gazetarit. „Për fat të keq autoritetet saudite nuk kanë dhënë përgjigje për këto çështje." Sipas hetimeve të prokurorisë turke, Khashogi është mbytur pak pasi është futur në konsullatën turke. Më vonë kufoma e tij është prerë dhe është shuar me acid, ka thënë një këshilltar i Erdoganit. Kreu i shtetit turk paralajmëroi, se askush nuk duhet të guxojë të kryejë një akt të tillë në truallin turk. Khashogi ka qenë një kritik i ashpër i princit Mohamed.
la/wa/(afp, rtr, dpa)