1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan kërkon nga Bushi hapa konkretë

31 Tetor 2007

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i ka bërë thirrje edhe një herë Turqisë për përmbajtje në konfliktin me rebelët e organizatës ilegale kurde, PKK. Zëdhënësja e tij Dana Perino tha, se në takimin me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan të hënën Bush do të synojë ta bindë Ankaranë, që të heqë dorë nga marshimi në veriun e Irakut. Edhe Bush do ta eliminojë PKK-në, tha Perino, pa përmenduar nga afër ndonjë kontribut të SHBA-ve në këtë drejtim. Në prag të takimit Erdogan u kishte bërë thirrje SHBA-ve për masa "urgjente" kundër rebelëve. Aktivitetet terroriste të PKK-së janë një "provë" për marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë, tha ai në Ankara. Rreth 4000 rebelë të PKK-së përgatiten në veri të Irakut për sulme kundër Turqisë.