1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogani kundërshton ende NATO-n për Finlandën dhe Suedinë

17 Maj 2022

Trajtimi tolerant i kurdëve militantë dhe sanksionet kundër Turqisë, për këtë i akuzon Presidenti Erdogan Finlandën dhe Suedinë dhe kundërshton anëtarësimin e tyre të mundshëm në NATO.

Türkei Ankara | Kabinettssitzung: Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: Dogukan Keskinkilic/AA/picture alliance

Trajtimi tolerant i kurdëve militantë dhe sanksionet kundër Turqisë, për këtë i akuzon Presidenti Erdogan Finlandën dhe Suedinë dhe kundërshton anëtarësimin e tyre të mundshëm në NATO. Por disa liderë të BE e shohin motivin e vërtetë të sjelljes së Erdoganit diku tjetër.

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës as duhet të mundohen të vijnë në Ankara, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ata nuk do të ishin në gjendje ta bindin Turqinë që të votojë për pranimin e dy vendeve në NATO. Përfaqësues të dy shteteve kanë njoftuar se do ta vizitonin Turqinë.

Erdogani foli për një terren pjellor për organizatat terroriste, që kishin përfaqësues në parlamentet përkatëse. Në fund të javës së kaluar, ai përshkroi tashmë Suedinë dhe Finlandën si bujtina të organizatave terroriste. Bëhet fjalë për Partinë Punëtore kurde, PKK, e cila është e ndaluar në Turqi, por edhe në BE, dhe Lëvizjen Gylen.

Fotografi: Yves Herman/REUTERS

Ankaraja fajëson predikuesin islamik Fetullah Gylen për tentativën për grusht shteti të vitit 2016. Asnjë nga vendet nuk ka marrë një qëndrim të qartë kundër tyre, tha presidenti turk, kështu që si mund t'u besohet atyre.

Miratim në fund?

Media shtetërore raporton se as Stokholmi dhe as Oslo nuk u janë përgjigjur më shumë se 30 kërkesave për ekstradim nga Ankaraja. Erdogani kritikoi gjithashtu sanksionet kundër vendit të tij. Disa vende kishin ndalur eksportet e armëve në vitin 2019 për shkak të ofensivës së Turqisë në Sirinë veriore.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin dhe ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu sinjalizuan gjatë fundjavës, megjithatë, se do të ishte e mundur të negociohej pranimi i Suedisë dhe Finlandës - nëse kërkesat e Turqisë do të përmbusheshin.

Asselborni flet për "mentalitet pazari"

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn supozon se Turqia nuk do të bllokojë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO. Ankaraja nuk mund të marrë përsipër përgjegjësinë e mohimit të anëtarësimit për të dyja vendet, tha ai për radion Deutschlandfunk.

Ai dyshoi se Erdogan ishte me të vërtetë i shqetësuar për Suedinë dhe Finlandën dhe se si të sillej me grupet ekstremiste kurde. Përkundrazi, Erdogan po përpiqet të rrisë çmimin, tha Asselborn. Njerëzit e dinë se si funksionojnë pazaret në Turqi, tha ai për revistën televizive të mëngjesit "Morgenmagazin" të ZDF. "Dhe ndonjëherë mentaliteti formohet nga kjo, para së gjithash nga Erdogani."

ARD/Stamboll