Estonia, Sfida e dyfishtë e BE-së
6 Maj 2007Reklamë
E përditshmja britanike THE INDEPENDENT nga Londra shkruan: „Raporti është gjithëpërfshirës, godet fort dhe nuk ruan askënd. Ai bën përgjegjës kreun për vendime të marra nën udhëheqjen e tij. Por ai e nxjerr në pah edhe absurditetin e një lufte, të udhëhequr nga një kryeministër pa përvojë ushtarake, i cili nuk iu drejtua për këshillë specialistëve për të kontrolluar gjendjen aktuale të ushtrisë. Lufta në Liban ishte një episod i turpshëm në historinë më të fundit të Israelit, një vendim i dështuar me pasoja të shtrenjta dhe katastrofike. Por është në ndihmë të demokracisë Israelit, që një raport kaq i themeltë jo vetëm që shkruhet, por edhe publikohet.„ TAGES-ANZEIGER nga Zurihu plotëson: „Gjendja e luhatur politike mund të stabilizohej ndoshta, në se Olmert largohet nga detyra. Në se ky e bën këtë në mënyrë vullnetare, atëherë kjo do të mundësonte krijimin e një qeverie të re pa u thirrur zgjedhjet e reja. Këtë mesazh ministria e punëve të jashtme Zipi Livni, ia ka transmetuar edhe kryeministrit. (...) Pavarësisht se kush është në krye të Jerusalemit – deri në fund të këtij viti, Israeli dhe Palestina duhet të kenë përmbushur parakushtet kryesore për të filluar negociata thelbësore për paqen.“ LA REPUBBLICA nga Roma shkruan: “Tani do të shpërthejë sërish edhe lufta politike. Opozita e djathtë, Likudi, dhe opozita e majtë, Meretz, krejt papritur mund të bashkoheshin në një koalicion të pakëndshëm kundër Olmertit. Por vetëm trazirat brenda të Kadimës, partisë së kryeministrit, do ta detyronte qeverinë të rrëzohej. Dhe kjo është një mundësi eventuale të cilën, të paktën tani, nuk e mendon askush”. Ndërsa LE MONDE nga Parisi shkruan: „Është e papërfytyrueshme që shefi i qeverisë Ehud Olmert (...) ta përballojë këtë goditje të tillë – sado që përpiqet të kapet me çdo kusht mbas pushtetit, ashtu si ish presidenti Mosche Katzav, për të cilin tani po bëhen hetime gjyqësore. Kjo qendresë nuk ndyshon asgjë në konstatimin kryesor, se politika israelite ka mbetur një pirg rrënojash….. Për të gjithë rajonin këto sigurisht që janë lajme jo të mira.” Një temë tjetër: Javën e kaluar, qeveria estoneze kishte zhvendosur një monument lufte nga qendra e kryeqytetit Tallin në një varrezë ushtarake. Në Tallin kjo u shoqërua me protesta të pakicave ruse, por edhe para ambasadave estone në Moskë dhe Kiev ka patur demonstrata. Gazeta suedeze DAGENS NYHETER nga Stokholmi komenton: „Trazirat në kryeqytetin eston Tallin nuk kanë zbritur nga qielli si ndonjë rrufe. Gjendja e popullsisë ruse dihet prej kohësh. Gati askujt nuk i shpëtoi domethënia e jashtëzakonshme simbolike e monumentit të lufëts. Pyetja shtrohet, se mos ishte i pamenduar, i panevojshëm apo provokues transferimi i këtij monumnti diku tjetër. Ajo që dihet është se ngjarjet e ditëve të fundit kanë qenë një kthim tragjik në të kaluarën. Pasi Estonia ishte në rrugën e duhur. (...) Ngjarjet janë një shembull për raportet gjithnjë në tesnion ndërmjet BE-së dhe Rusisë. Asnjë vend i BE-së nuk duhej të reagone veçmas. Unionit i duhet një politikë e përbashkët dhe me koncept ndaj Rusisë.“ Der STANDARD nga Vjena e quan problemin një sfidë të dyfishtë për BE-n „Moskës nuk mund t’i vinin më për mbarë se kaq trazirat në Tallin. Ato japin argumenta për vijën politike të Kremlinit, në të cilën Rusia e shikon veten kundrejt një bote që po bëhet gjithnjë e më armiqësore ndaj saj.. Një dëshmi tjetër për këtë është që antarët e organizatave rinore pranë Kremlinit atakojnë ambasadoren estone në Moskë. BE-ja ka përpara një sfidë të dyfishtë. Ajo duhet t’ia bëjë Moskës shumë të qartë se kjo mënyrë është e papranueshme. Dhe ai duhet të angazhohet shumë tepër se deri tani për një zgjidhje europiane të problemeve të pakicave në vendet baltike. „ Dhe së fundi gazeta belge DE MORGEN shkruan: „Nëpër rrugë mund të jetë kthyer qetësia, por në fushën diplomatike ajo mund të ketë edhe pasoja…. Por sido që të jetë, incidentet e javës së mëparshme ceknnin një plagë të hapur: atë të pakicave ruse në Estoni, gati një e katërta e 1,3 milionoë banorëve, që e ndjejnë veten të diskriminuar që nga pavarësia e vendit në vitin 1991.“
Reklamë