1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

EURO 2020: "Ndeshjet e ndaluara"

25 Nëntor 2019

UEFA ka probleme të mëdha për ndarjen e politikës dhe sportit, sepse në disa raste duhet të bëjë kompromise. Ndër vendet e prekura edhe Kosova.

Irland Auslosung Qualifikationsgruppen für Fußball EM 2020
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Charisius

"Unë e kam shikuar pak modelin e ndeshjeve", deklaroi së fundmi trajneri i Gjermanisë Joachim Löw, në pyetjen se çfarë mendon për shortin e garave në Kampionatin Evropian, që do të hidhet me 30 nëntor në Bukuresht. "Me ndihmën e dy-tre personave të tjerë, e kam kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat", shtoi ai.

Shorti për Kampionatin Evropian 2020 në futboll mund të jetë vërtet shumë i komplikuar. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me numrin e madh të nikoqirëve të këtij kampionati, sepse vetëm dy nikoqirë mund të jenë në të njëjtin grup. Kampionati Evropian në futboll do të mbahet në 12 vende, ndërsa shtatë prej tyre janë kualifikuar deri tani. Në mars mund të kualifikohen edhe katër kombëtare të tjera, përmes kualifikimeve në Nations League. Vetëm Azerbajxhani i ka humbur shanset për kualifikim.

Po nëse Kosova kualifikohet...

Fotografi: picture-alliance/dpa/U. Anspach

Por shorti do të jetë i komplikuar edhe për shkaqe politike, sepse UEFA do të hedhë short edhe disa vende, të cilat nuk kanë raporte të mira me vendet e tjera. Kështu për shembull Ukraina nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Rusinë, për shkak të konflikteve të armatosura në këtë vend, që nga viti 2014. Ndeshjet e tjera "të ndaluara" mund të jenë ato të Kosovës, sepse në KE mund të kualifikohen edhe Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

UEFA pohon se aktuaisht ka gjashtë vende, të cilat nuk mund të ndeshen mes vete. Nuk mund të ndeshen Ukraina kundër Rusisë, Kosova kundër Serbisë, Bosnje-Hercegovinës apo Rusisë, Arminia dhe Azerbajxhani si dhe Spanja kundër Gjibraltarit. Me këtë "listë të zezë" po merret një komision i posaçëm prej pesë anëtarësh, në krye të të cilët është vetë presidenti i UEFA.

Dëmtimi i garave dhe siguria

Fotografi: Getty Images/AFP/A. Dennis

Kritikët flasin për dëmtimin e garave dhe kritikojnë UEFA për përzierjen e politikës dhe sportit. "Siguria e publikut, lojtarëve dhe të gjithë pjesëmarrëve është e dorës së parë", thonë autoritetet e UEFA, duke shtuar se me rëndësi është që të ruhet edhe kualiteti i garave. "Ndonëse UEFA insiston për ndarjen e sportit dhe politikës, kjo organizatë po përpiqet të mbajë sa më larg që është e mundur disa kombëtare mes vete, për shkak se nuk është e mundur që të garantohet siguria." Ndaj UEFA ka nevojë për një masë pragmatizmi, për të gjetur zgjidhjet e duhura, thotë profesori Jürgen Mittag, në një bisedë me Deutsche Wellen. Eksperti nga Shkolla e Lartë Sportive në Këln thotë se "UEFA sikur edhe FIFA dhe Komiteti Olimpik, po përpiqen të evitojnë influencën e madhe politike në manifestimet e mëdha". Por këto organizata e kanë të qartë, se nuk mund të evitohet tërësisht rëndësia politike. UEFA por përpiqet të bëjë një lloj balanci.

Pragmatizmi

Fotografi: picture alliance/empics/S. Paston

Një përfaqësues i UEFA-s mendonte para pesë vitesh se edhe ndeshja Shqipëri-Serbi duhet të futej në listën e ndeshjeve të ndaluara. Tri elemente janë vendimtare, sipas mendimit të UEFA: A kanë vendet raporte normale diplomatike? A janë në konflikt ushtarak mes vete? Dhe a ka kërkuar ndonjëra federatë që të mos luajë kundër kombëtares së një vendi tjetër? Profesori Mittag thotë se "maksima kryesore është pragmatizmi, sepse atje ku është e mundur, duhet të mënjanohet rreziku i një konflikti edhe më të madh". Por jo të gjitha përpjekjet rezultojnë me sukses.

Kohëra komplekse

Në kohën e Luftës së Ftohtë, thotë Mittag, UEFA ka qenë "si një lloj ndërtuesi urash" mes vendeve dhe ekipeve me ideologji të ndryshme. UEFA ka bashkëpunuar në komisione me të dy blloqet.

Por tani raportet janë shumë më komplekse. "Sot ka më shumë kombëtare që nuk mund të luajnë mes vete. Ndërsa ndeshjet si ajo Bullgari - Angli [tek rezultati 6:0 për Anglinë, ndeshja është ndërprerë në Sofje disa herë për shkak të ofendimeve racore të publikut bullgar ndaj lojtarëve me ngjyrë] tregojnë se federatat janë nën presion. Raportet shumë më të komplikuara janë mes vendeve, të cilat nuk njihen mes vete. Ndaj UEFA gjendet para një dileme shumë të madhe - çfarë duhet të lejohet e çfarë jo. Ndaj UEFA duhet të shikojë me shumë vëmendje, se cilat ndeshje mund të mbahen.

Në KE 2020 do të ketë ndeshje shumë të komplikuara për shkak të raporteve politike dhe konflikteve ushtarake. Në mesin e këtyre vendeve do të jetë edhe Kosova - nëse kualifikohet në mars, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veirut dhe më pas Gjeorgjisë apo Bjellorusisë.