Euro monedhë zyrtare edhe në Qipro dhe Maltë
1 Janar 2008
Presidenti qipriot, Tassos Papadopoulos, flet për një ngjarje historike, por qytetarët e ishullit mesdhetar janë disi skeptikë. Ata mendojnë se me euron gjithçka në vend do të shtrenjtësohet, ndonëse shumica e firmave të mëdha në Qipro kanë premtuar se monedha e re nuk do t´i rrisë çmimet në vend.
Gazetarja Athiná Tornaríti thotë: "Kam frikë se shumë gjëra tek ne do të shtrenjtësohen, njësoj si në fillim në Greqi. Por të paktën problemi i konvertimit të të hollave nuk është shumë i madh: Një paund qipriot është i barabartë me 1.7 euro. Kjo është më e lehtë për ta llogaritur sesa asokohe 340 dhrahmi greke për një euro."
Ndërkohë monedha e euros në Maltë ka në anën e pasme kryqin maltez me 8 cepa. Në anën e pasme të euros qipriote qëndron idhulli i Pomos, një figurë kulti i kohës së bakrit dhe gurit, rreth 5.000 vjet i lashtë.