1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Euro2024: Kancelari Scholz lavdëron kombëtaren gjermane

6 Korrik 2024

Kombëtarja gjermane humbi ndaj Spanjës në çerekfinalen e Kampionatit Evropian 2024. Por megjithë eliminimin kancelari Olaf Scholz e vlerësoi paraqitjen e ekipit gjerman në Euro2024.

Kombëtarja gjermane humbi ndaj Spanjës në çerekfinalen e Kampionatit Evropian 2024
Kombëtarja gjermane humbi ndaj Spanjës në çerekfinalen e Kampionatit Evropian 2024Fotografi: Jaime Reina/AFP/Getty Images

Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro2024pas fitoreve të viteve 1972, 1980 dhe 1996 nuk mundi të bëhet realitet për kombëtaren gjermane të futbollit.

Skuadra e trajnerit të kombëtares Julian Nagelsmann humbi në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në ndeshjen kundër Spanjës me rezultatin 1:2 pas kohës shtesë.

Pamje nga ndeshja Gjermani-SpanjëFotografi: Jan Huebner/IMAGO

Kombëtarja e Spanjës e mposhti Gjermaninë me golin e shënuar në minutën e 119-të nga M. Merino. Spanja u kualifikua në këtë mënyrë për në gjysmëfinalen e kampionatit europian Euro 2024.

Zhgënjim i madh

Për Toni Kroos kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij mbresëlënëse. 

Për Toni Kroos kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij mbresëlënëse. Fotografi: Lee Smith/REUTERS

Pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të kombëtares gjermane të futbollit në çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës mesfushori Toni Kroos u tha gazetarëve: "Ndjeva një lloj zbrazëtie dhe një zhgënjim të madh",  "Kjo lidhet më pak me përfundimin e karrierës sime, dhe është kryesisht për shkak se ëndrra e ekipit u shkatërruar”.

Lavdërime nga kancelari Scholz

Kancelari Olaf Scholz e vlerësoi ekipin gjerman për paraqitjen e tyre në Euro2024.

Kancelari Olaf Scholz duke ndjekur ndeshjenFotografi: Kai Pfaffenbach/REUTERS

"Kampionati Evropian është një sukses i madh edhe për ekipin gjerman. Kam përshtypjen se ekipi ka pasur mbështetjen e shumë njerëzve. Kushdo që lufton edhe mund të dështojë. Kjo duhet nderuar”, tha politikani i SPD pas eliminimit të kombëtares gjermane.