1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eurofokusi me presidencën çeke, pretendime dhe sfida, trajtimin e refugjatëve në Greqi

5 Janar 2009

Çekia - presidente e radhës e BE-së; dyshimet e jashtme për suksesin e presidencës; kritika Greqisë për politikën ndaj fëmijëve të refugjatëve.

1. Zëvendëskryeministri çek dhe ministër special për Evropën, Aleksander Vondra i përmbledh në dy fjali pretendimet çeke gjatë presidencës së radhës: Një program gjigand. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet politikës ekonomike dhe në këtë bëhet fjalë për një qëndrim të përbashkët për t'u përballur me krizën ekonomike. Kilian Kirchgäßner

2. Që nga 1 janari Çekia kryeson presidencën e BE-së. Një detyrë e vështirë përballë gjendjes së vështirë në arenën politike botërore. A është në gjendje ky vend me imazh të dëmtuar t'i bëjë ballë një sfide të tillë? Christina Janssen

3. Human Rights Watch kritikon Greqinë për neglizhimet e bëra ndaj fëmijëve të refugjatëve. Fjala është për ata që zyrtarisht emërtohen si "refugjatët minorenë të pashoqëruar", e që vijnë nga Azia, nga Afrika. Shumë prej tyre në rrugën drejt Evropës zbarkojnë në Greqi. Por ajo që ata përjetojnë ´në këtë vend është skandaloze sipas „Human Rights Watch"-it. Por edhe BE-ja konfrontohet me kritika. Michael Jansen

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë