1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoferët në Gjermani, funerale në Berlin, byreku në Ballkan

15:34

This browser does not support the video element.

11 Dhjetor 2024

Gjermani: Kërkohen shoferë - Modë: Stilim për njerëzit ndryshe - Berlin: Rituale të reja funeralesh - Ballkan: Kush bën byrekun më të mirë?

Në numrin e kësaj jave (11.12.2024) Europeo, revista e përjavshnme e Deutsche Welle-s për televizionet partnere, trajton një sërë temash aktuale nga mbarë Evropa:

Gjermania në kërkim të shoferëve

Gjermani ka nevojë për shoferë kamionësh. Sipërmarrjet gjermane kërkojnë rreth 70.000 shoferë. Kjo do të thotë, që kamionët mbeten në parkim dhe nuk mund të përmbushen porositë me dërgesën e produkteve. Për t'i bërë ballë kësaj mungese, shumë firma gjermane janë vënë në kërkim të shoferëve dhe të rinjve që duan të mësojnë këtë profesion në Europën Lindore. Por edhe atje ka vështirësi të gjesh punëtorë. Ndaj kërkimi vazhdon gjithnjë e më në lindje të kontinentit. Tani fokusi është në Uzbekistan.

Moda për njerëzit me aftësi të kufizuara

Prej dekadash bota e modës për njerëzit me aftësi të kufizuara është injoruar. E ashtuquajtura moda adaptive ka ekzistuar kryesisht në sektorin e shërbimeve sanitare ose ekskluzivisht për të moshuarit. Tani gradualisht edhe markat e njohura po fillojnë të nxjerrin koleksione enkas për njerëzit me aftësi të kufizuara. Marka londineze Unhidden madje është specializuar për modën adaptive. E kjo është rruga e duhur, mendon edhe modelja Clara Holmes, sepse edhe njerëzit me kufizime e pëlqejnë modën.

Një ritual i ri funerali në Berlin

Deri në ceremoninë e varrimit në kulturat perëndimore rituali është në përgjithësi i mbyllur, trupi i pajetë në arkivol ose hiri i të vdekurit vendoset në automjete të rënda ngjyrë të zezë me xhama të zinj, dhe transportohet drejt varrezave. Por një traditë krejt tjetër ndjek Eric Wrede. Ky sipërmarrës funeralesh udhëton me bicikletë lirshëm në rrugët e Berlinitduke bartur kutinë me hirin e të vdekurit. Kultura e funeralit po zhvillohet dhe gjithnjë e më shumë njerëz po preferojnë t’i shmangen ritualeve konvencionale të funeralit.

Cili është byreku më i mirë në Ballkan?

I shtruar, apo koll-pite, i mbushur me mish të grirë, me djathë apo spinaq – byreku është një ushqim i preferuar rruge kudo në Ballkan. Byreku hahet për një vakt të ndërmjetëm por edhe si meny kryesore. Por ku bëhet byreku më i mirë? Dhe cila është mbushja më e mirë? Ekipi i reporterëve tanë u vu në kërkim të tij në disa vende të Europës Juglindore.