1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Histori nga Evropa

15:21

This browser does not support the video element.

24 Tetor 2024

Europeo: AfD forocheet në landet lindore të Gjermanisë, tregu i punës në Ukrainë pa krah pune, procesi i bujshëm i Gisèle Pelicot në Francë, akullorja kampion bote nga veriu i Hungarisë.

Partia populiste e djathtë, AfD po tërheq gjithnjë e më shumë qytetarë të pakënaqur, veçanërisht në Gjermaninë Lindore. 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shumë njerëz në lindje ende ndihen si qytetarë të klasit të dytë. Prej kësaj përfiton AfD që përpiqet t’i tërheqë ata si votues. Por ndërkohë AfD është duke përdorur edhe parrullat e revolucionit paqësor të 1989 që çoi në rënine e Murit të Berlinit dhe shembjen e diktaturës komuniste në lindje. Keqpërdorimi nga AfD parrullave të revolucionit demokratik, po i indinjon sot pinionierët e dikurshëm të demokracisë.

 

Tregu i punës i Ukrainës ka nevojë për forca të kualifikuara pune. Ndërkohë që aktivistët vlerësojnë se afro dy milionë ukrainas me aftësi të kufizuara, të cilët kanë dëshirë dhe mundësi t ëkontribuojn, por  janë aktualisht jashtë tregut të punës. Ata thonë se shumë nga ata dy milionë njerëz do të ktheheshin në punë ,nëse do të gjenin një punë që plotëson nevojat e tyre.

Procesi i bujshëm në Francë për rastin e Gisèle Pelicot e abuzuar e përdhunuar prej vitesh nga bashkëshorti i saj dhe shumë të tjerë duke i dhënë asaj lëndë submisive po hap një kapitull të ri për një temë të tabuizuar deri më sot. Guximi i Gisèle Pelicot po u jep zemër dhe shpresë të re shumë grave e vajzave të abuzuar, që nga turpi nuk i kandë paditur përdhunuesit e tyre. Pelicot po përballet me përdhunuesit e saj me kokën lart – dhe jo pas dyerve të mbyllura, si zakonisht në një rast përdhunimi. Motoja e Pelicot është, se turp duhe ttë kenë dorasit dhe jo të përdhunuarat.

Akullorja më e mirë në botë prodhohet në veri të Hungarisë. Adam Fazekas fitoi me akulloren e tij me krem fëstëku çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar më 2021. Nga qershori 2024 ai zyrtarisht kryeson listën botërore për akulloren më të mirë. Motoja e tij është përdorimi i produkteve biologjike dhe ingredientëve pa ngjyrosës e konservues.