1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me reportazhe nga Ukraina, Spanja, Italia dhe Polonia

14:57

This browser does not support the video element.

28 Nëntor 2024

Vitaliteti i ukrainasit të ri që humbi këmbët në luftë, guximi i dy spanjollëve për udhëtimet kozmike, limoni - fruti i përsosur i hebrenjve, dhe tradita e kapeleve në Poloni.

Urkainë: Me këmbë të hekurta dhe vullnet të hekurt 

Maksym ishte 19 vjeç, kur shpërtheu lufta në Ukrainë. I ri dhe entuziast për mbrotjen e atdheut të tij ai doli vullnetar në luftë. Një vit më vonë, humbi këmbët pas një sulmi me dron rus. Tani me këmbë të hekurta dhe me vullnet të hekurt ai ka rifilluar jetën, me një vizitë të ëndërruar prej kohësh në Gjermani.

Spanjë: Të guximshëm apo kokëkrisur? Dy spanjollë duan të revolucionarizojnë udhëtimet kozmike

Me çfarë mund të shkëlqejë Europa, kur vjen puna tek zhvillimet teknologjike pioniere? Duket sikur të gjitha zhvillimet e rëndësishme në këtë drejtim vijnë nga Azia ose SHBA. Multimiliarderi Elon Musk, që tani po hyn edhe në politikë në SHBA, e ka mbushur universin me satelitët e tij. Por edhe në Europë nuk ka humbur shpirti inovativ teknologjik për ta bërë të pamundurën të mundur.

Itali: 200 euro për një limon - vlera e lartë e një fruti në judaizëm

Për shumë vetë, limonët nuk janë gjë tjetër veçse një frut me shije të thartë që na ndihmojnë për një çaj të mirë kur jemi me grip. Në judaizëm ata kanë një vlerë të lartë simbolike. Një limon që kërkohet shumë hebrenjtë rritet në Kalabri. Rabinët nga e gjithë bota udhëtojnë aty çdo vit në jug të Italisë dhe janë gati të zbrazin kuletën për të marrë limonin e përsosur -që në judaizëm njihet si etrog.

Poloni: Tradita e kapeleve

Kapelet dhe aksesorët e flokëve kanë qenë pjesë e pandashme e veshjes së çdo femre. Por gratë moderne nuk tregojnë shumë vëmendje për kapele shumëngjyrëshe apo karficat zbukuruese. Martyna Maliszewska Mank një prodhuese e pasionuar kapele nga Polonia - është e bindur: Nëse nuk e bëjnë, kjo është vetëm sepse nuk e dinë ende se çfarë gëzimi do t'u sjellë.