1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Histori nga Evropa

15:29

This browser does not support the video element.

17 Tetor 2024

Pse frikësohen refugjatët në Gjermani, pse shpërthyen ethet e arit në Uzbekistan, ku gjenden gjurmët e jetës hebraike në Selanik dhe superhekurudha në vendet baltike...

Europeo: 
Zgjedhjet në dy lande në shtator në Gjermani treguan qartë, se partia populiste e djathtë, pjesërisht edhe ekstremiste, AfD ka fituar shumë popullaritet sidomos në lindje. Në një fshat të vogël, Schönebeck madje 40% e votuesve ia dhanë votës pikërisht kësaj partie. Refugjatët që jetojnë aty flasin të shqetësuar. Ata i tremben ashpërsimit të klimës kundër migrantëve.

Uzbekistani bën pjesë tek 10 prodhuesit më të mëdhenj të arit në botë. Minierat e nxjerrjes së tij janë kryesisht shtetërore, por ndëkohë është e lejuar edhe nxjerrja privat e arit. Që atëherë Uzbekistani është i përfshirë nga ethet e arit. Por industria uzbeke e arit ka edhe anët e saj të errëta.

Selaniku i Greqisë është një qytet me histori të pasur multikulturore, pjesë e së cilës është edhe komuniteti hebre. Por pas Luftës së Dytë Botërore vetëm më pak 2000 hebrenj i mbijetuan Holokaustit. Në Selanik madje gjendeshin edhe varrezat më të mëdha hebraike në botë, por në Selanikun e sotëm nuk gjenden lehtë gjurmët e jetës hebreje

Tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituaniapo investojnë miliarda për një projekt gjigant infrastrukturor me mbështetje të BE: Ndërtimin e hekurudhës 870 kilometra të gjatë që do të çojë nga Talini në Varshavë të Polonisë e më pas në Berlin- Por kjo superhekurudhë ka sfida të mëdha, kostoja e ndërtimit ka kapur shifra astronomike, ndërkohë që ndërtimi i urës po bëhet më i rëndësishëm edhe në kontekstin e luftës në Ukrainë.