1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo me reportazhe nga Ukraina, Serbia dhe Greqia

14:56

This browser does not support the video element.

30 Nëntor 2023

Si mund të ndihmohen të moshuarit në zonat e luftimeve në Ukrainë; Si po e përçan një fshat grek mbrojtja e mjedisit; si u zhgënjyen banorët hungarezë nga planet e hekurudhës, Beograd-Budapest; Ferma e parë për kafshët e keqtrajtuara në Ballkan

Në reportazhet e kësaj jave në Europeo:

- Në zonat e luftimeve në Ukrainë janë shpesh të moshuarit që nuk largohen dot, shpesh sepse nuk mund të evakuohen, por edhe sepse nuk duan të braktisin shtëpitë e tyre. Një strehimore në Kharkiv, që pas fillimit të luftës eshte kthyer në një rezidencë për të moshuarit, që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje për të mbijetuar.

- Një projekt i madh ndërtimi është kthyer në mollë sherri në një fshat piktoresk grek. Nga njëra anë fshati Papingo do të ruajë bukurinë natyrore dhe mjedisin, nga ana tjetër qytetarët duan të realizojnë projekte për të ardhmen që bien ndesh me zonën e mbrojtur. Përplasja e interesave të ndryshme ka përçarë banorët e Papingos.

- Modernizimi i lidhjes hekurudhore mes Budapestit në Hungari dhe Beogradit në Serbi është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore kineze brenda BE - Synimi është lehtësimi i furnizimit me mallra që mbërrijnë ne portin e Pireut në Greqi. Kritikët e shohin projektin si shpërdorim të fondeve publike, ndërsa njerëzit përgjatë segmentit hekurudhor duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për një çmim qesharak.

- Kafshët e keqtrajtuara apo të dënuara për therje kanë gjetur një strehë në fermën e kafshëve, "Staro Brdo" në Serbi, e vetmja e këtij lloji në Ballkan, - aty ato nuk kanë vetëm një shans për të mbijetuar, por edhe për të qenë të vlefshme - si kafshë me funksion terapik, siç rrëfen  Violeta Jović.