Në numrin e kësaj jave (04.12.2024) "Europeo", revista e përjavshnme e Deutsche Welle-s për televizionet partnere, trajton një sërë temash aktuale nga mbarë Evropa:
BE: Si do të ndryshojë Evropa pas rikthimit të Donald Trump?
Pas rizgjedhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, BE duhet të përgatitet për një kurs të ri politik të Uashingtonit. Pika më e dobët në BE janë shpenzimet e mbrojtjes. Komisioneri i ri i BE, Andrius Kubilius duhet të organizojë në vitet e ardhshme politikën e re të mbrojtjes në BE. Nga përtej Atlantikut nuk pritet shumë ndihmë.
Deti Baltik: Çfarë synojnë manovrat e NATO-s?
Është stërvitja më e madhe frocave të artilerisë së NATO-s dhe manovra e parë për Finlandën pas anëtarësimit në NATO. 5000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet e krahut lindor të NATO-s. vendet si Estonia, Gjermania, Polonia dhe Rumania. Reporterët e DW ishin në një shesh stërvitjeje në veri të Finlandës, pranë kufirit rus.
Bullgari: Kur edhe fëmijët përuleshin para një mumjeje
Ish-diktatori i Bullgarisë gjatë periudhës komuniste, Georgi Dimitroff, ka qenë një nga bashkudhëtarët më të rëndësishëm të diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Në vitin 1992 gazetari bullgar, Evgeni Dimitrov ishte i pari që mundi të fotografonte mauzoleun e ish-kreut komunist. DW rikthehet tani me fotografin e njohur në një të shkuar, ku edhe fëmijët përuleshin para mumjes së diktatorit bullgar.
Finlandë: Çelësi i lumturisë nordike
Çfarë është lumturia? Do të ishim dakord besoj që njerëzit kanë konceptim të ndryshëm të asaj se çfarë i bën të lumtur. Por ka edhe një listë botërore ku renditen vendet më të lumtura, World Happiness Report - për të shtatin vit me radhë e para renditet Finlanda - e sigurisht lind pyetja, çfarë bën ky vend që renditet ndër më të lumturit në botë.