1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Evropa

17:21

This browser does not support the video element.

22 Nëntor 2024

Në Europeon e javës gjeni reportazhe mbi megaprojektin gjerman, "Stuttgart 21", metronë e Selanikut, punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Hungari dhe mjeshtërin e qilimit të famshëm të Pirotit në Serbi.

Gjermani: Megaprojekti Shtugarti 21 - gropa që përthith miliarda

Qyteti i Shtutgartit  në Gjermani ka vite që i ka hyrë një megaprojekti për stacionin e trenit të së ardhmes - aty do duhet të hapen 24.000 vende pune.  Por projekti "Stuttgart 21" është edhe një shembull për atë se çfarë ndodh, kur ai has në rezistencën qytetare. Sot ky projekt me kosto në stratosferë shihet si një simbol për një Gjermani, ku shumë gjëra nuk funksionojnë si duhet.

Greqi: Selaniku në pritje - gati hapja e metrosë së parë në qytetin grek

Selaniku, qyteti i dytë më i madh grek vuan nga trafiku - rrugë të bllokuara dhe autobusë të mbushur janë një sfidë e përditshme për banorët e tij. Por infrastruktura e Selanikut ndodhet para një ndryshimi radikal: Pas dekadash pritjeje më në fund është gati të hapet linja e parë e metrosë së Selanikut.

Hungari: Një jetë me dinjitet- Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Hungari 

Në një fermë në qytetin Mishkolc në Hungari janë të punësuar njerëzit me kufizime fizike.  Prodhimet e tyre shiten në rrjetet e hotelerisë dhe restoranteve përreth - po pa evidentuar, se kush i ka prodhuar ato. Njerëzit me kufizime fizike duan të maten me cilësinë që ofrojnë për të bërë një jetë me dinjitet. Por megjithë suksesin, fondacioni që ndihmon fermën lufton me probleme financiare. 

Serbi: Mjeshtëria e punimit të qilimit të Pirotit

Prej shekujsh në qytetin e Pirotit në Serbi prodhohen qilimë të llojit të veçantë. Qilimi i njohur si "qilimi i Pirotit" njihet në botë, Serbia e dhuron atë gjatë vizitave të rëndësishme shtetërore. Për prodhimin e tij duhet të respektohen rregulla mjaft strikte. Pesë gra që e zotërojnë mjeshtërinë e qilimit të Pirotit presin që ai të jetë trashëgimi e kulturës botërore të UNESCO-s.