1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Ukraina kërkon ushtarë për frontin e luftës, rrëfimi i fundit i jetës, Amsterdami i parë nga rinia, torta hungareze e lumturisë

16:12

This browser does not support the video element.

5 Shtator 2024


Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë me humbje të rënda për të dyja palët - Ukrainës i duhen edhe më shumë ushtarë që shkojnë vullnetarisht në front. Për këtë arsye ky vend bazuar në ligjin e luftës thërret si ushtarë meshkujt në moshë lufte edhe pa vullnetin e tyre për të shkuar në front.

Gjermani: Sabrina Görlitz u ofron një mundësi njerëzve që janë në prag të shuarjes së dritës së jetës. Bashkë me të ata hedhin vështrimin pas në historinë e tyre dhe regjistrojnë momente që nuk duhet humbur. DW takoi Sabrinën dhe një 87 vjeçare të sëmurë rëndë nga kanceri në mushkëri. Një takim nga cili del një libërth i vogël si testament për të afërmit.

Amsterdami me kanalet, tregjet e luleve, godinat karakteristike, Coffee-shops është një magnet për turistët - Po çfarë do të thotë për një të ri të jetojë në një nga qytetet më të shtrenjtë europianë-. Cosmo një student 19 vjeçar i lindur në Amsterdam na rrëfen se ky është qyteti i tij më i preferuar por që nganjëherë Amsterdami edhe e mërzit.

Torta krokante hungareze nuk duhet të mungojë në dasma apo festa të ndryshme familjare në vend- Por përgatitja e saj kërkon kohë, jo vetëm përgatitja e brumit dhe sheqerit të karamelizuar duan kohën e tyre, por edhe zbukurimi i saj më motive e dekore nga më të larmishmet.