1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

15:40

This browser does not support the video element.

15 Shkurt 2024

Iniciativa "Gjyshet kundër së djathtës", ishulli i fundit i matriarkatit në Europë, not në ujëra të akullt etj...

Gjermani - gjyshet kundër esktremizmit të djathtë: Kudo në Gjermani javët e fundit janë zhvilluar protesta masive kundër ekstremizmit të djathtë e për të mbrojtur demokracinë. Edhe në Saksoni, ku partia populiste e djathtë, AfD është mjaft e fortë. Në një qytet të vogël, Döbeln gratë në moshë kanë krijuar iniciativën qytetare "Gjyshet kundër së djathtës"- një angazhim për tolerancën në një vend me miliona të huaj.

Fuqia e gruas -ishulli i fundit i matriarkatit në Europë: A e dini se ku mund ta gjeni matriarkatin në Europë? Megjithëse ishulli estonez, Kihnu konsiderohet matriarkati i fundit, sepse gratë aty jetojnë vetëm shumicën e vitit, banoret nuk e kanë këtë mendim. Por ato janë të vetëdijshme për fuqinë që kanë fituar duke e menaxhuar gati vetëm jetën e familjen.

Futbollisti artist: David "Boogie Moli" donte të luante futboll, ai u zbulua në moshën 14 vjeçare si talent i ri dhe u dërgua në Akdeminë e futbollit në Liverpoll, por në moshën 23 vjeçare ëndrra e futbullistit u shkatërrua nga një lëndim. Për fat Boogi Moli nuk u dorëzua - dhe gjeti një ëndërr tjetër. 

Not në akull - sfida që forcon trupin dhe mendjen: Për njerëzit në jugun europian me dimër të butë është e papërfytyrueshme -por për letonezët noti në liqenet e akullit apo banjot e akullit në mes të dimrit është sport popullor. Një sport dhe një ritual shekullor që forcon trupin dhe moralin.