1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

14:15

This browser does not support the video element.

25 Prill 2024

Frikë në Moldavi nga nga një luftë tjetër në Transnistri, fabrika e re në Estoni për pavarësim nga Kina, nga seria e Europeo: Jeta sociale hebraike në Europë, një projekt nga Hungaria


Moldavi: Prej dekadash zien i heshtur konflikti mes Republikës së Moldavisë dhe rajonit të shkëputur të Transnistrisë, pas luftimeve me qindra të vdekur në vitet 90-të. Sulmi rus kundër Ukrainës i ka ndezur tensionet dhe frikën e vjetër të luftës, sidomos në fshatrat kufitarë, që i tremben një ndërhyrjeje ruse.

Poloni: Një nga parimet më të rëndësishme të zgjedhjeve demokratike është se votimet janë të fshehta- Në një qytet polak, në Çernovak vlen edhe diçka tjetër, aty edhe qendra e votimit mbahet sekret...të paktën derisa pjesëmarrësit e një projekti të instalacioneve të vendosin se si ta kthejnë qendrën e votimit në një hapësirë arti.

Estoni: Të gjithë flasin sot për elektromotorët si hap kundër emetimeve ndotëse, por pa magnetët permanentë dhe metalet e rralla nuk ka motorë të tillë. Në Estoni një minierë e metaleve të rralla do të përpunojë lëndën e parë në vend për t'u pavarësuar nga Kina. Problemi: Fabrika ndodhet shumë pranë kufirit me Rusinë.

Nga seria e Europeo: Jeta hebraike në Europë: "Taksia e Donacioneve" është një iniciativë sociale e komunitetit hebre në Budapest që furnizon njerëzit në nevojë me ushqime e artikuj të ndryshëm. Për themeluesin Tamas Horn ky aksion humanitar është një mënyrë për të sensibilizuar edhe shtresën e mesme për problemet sociale në Hungari.