1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

14:25

This browser does not support the video element.

10 Maj 2024

Kthimi i trupave të të rënëve në familjet ukrainase, inteligjenca artificiale në ndihmë të industrisë gjermane, zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri dhe Mariscadorat spanjolle...

Reportazhet e Europeo-s:

Ukrainë: Askush nuk e di saktë sa ushtarë ukrainas kanë dhënë jetën në luftën e Ukrainës, por numri i të rënëve duhet të jetë shumë i lartë. Shpesh ndodh që të dyja palët në luftime gjatë ofensivës apo tërheqjes të mos i marrin dot trupat e ushtarëve të vrarë. Vullnetarë ukrainas kërkojnë të rënët e tyre, por kujdesen që edhe kufomat e armikut të varrosen me dinjitet.

Gjermani:  Industria gjermane vuan nga kostot e larta të energjisë, por disa degë me konsum të lartë si ajo e çimentos janë në limite. Në kërkim të alternativave, industria tani po përdor softuer të bazuar tek inteligjenca artificiale -falë kësaj, një fabrikë çimentoje në Kaiserslautern ka reduktuar me një të tretën konsumin e energjisë.

Shqipëria ka zona me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Por ekspertët thonë se disa nga zonat e mbrojtura të vendit – dhe flora e fauna në to – janë tani nën kërcënimin e zhvillimit. Në shkurt, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj që i hap rrugën investimeve strategjike në këto zona. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, një kompani në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka plane ambicioze për të ndërtuar një resort miliarda dollarësh në fshatin Zvernec dhe ne ishullin e Sazanit.

Spanjë: Në brigjet spanjolle të Galicias gjatë zbaticës shikon kudo grumbuj grash që mbledhin fruta deti. Mariscadoras quhen këto mbledhëse të frutave të detit, një punë që siguron të ardhura për gratë, por që përshtatet shumë mirë edhe me organizimet e përditshme të jetës familjare. Oliviera Dominguez e kryen këtë punë prej 24 vitesh si nëna dhe gjyshja e saj.