1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

14:55

This browser does not support the video element.

12 Shtator 2024

Dronët rusë në Ukrainë, vija baltike e mbrojtjes, Novi Pazari multietnik dhe projektet e Sevillas për freskim

- Qyteti ukrainas, Beryslav është vënë në shënjestër të sulmeve ruse me dronë. Deri më tani 150 civilë kanë ndërruar jetë ose janë plagosur. Po pse  ky rajon është vënënë fokus të ushtrisë ruse. Po teston Rusia aty me gjasë një tip të ri dronësh? Deutsche Welle ka mbledhur disa të dhëna.

- Që nga koha e luftës në Ukrainë, shtetet baltike nuk ndjehen më të sigurtë. Frika nga fqinja agresive ka bërë që ato të duan të përgatiten sa më mirë për rrezikun potencial të luftës. Lituania, Letonia dhe Estonia për të forcuar aftësitë mbrojtëse kanë krijuar edhe një vijë speciale të mbrojtjes.

- Novi Pazari serb njihet për diversitetin e tij etnik - këtu jetojnë bashkë boshnjakët, serbët, romët, goranët dhe shqiptarët. Para Luftës së Dytë Botërore ky qytet ishte edhe vendlindja e komunitetit të vogël hebre po mjaft aktiv, i cili u shfaros plotësisht gjatë Holokaustit. Qyteti gati e harroi këtë aspekt të historisë së tij, derisa një iniciativë private i restauroi varrezat hebreje.

- Në shumë pjesë të Europës jugore temperaturat i kaluan disa herë të 40 gradët. Valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta duke shkaktuar probleme të mëdha për njerëzit e paralizuar jetën e përditshme, por edhe me pasoja ekonomike. Në Sevijan spanjolle studiuesit duan të gjejnë zgjidhje për të freskuar qytetin.