1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

16:27

This browser does not support the video element.

19 Shtator 2024

Skepticizëm i banorëve në zonat e litiumit në Serbi, si i ka ndryshuar lufta lidhjet e dashurisë në Ukrainë, suksesi i Suedisë pro klimës, dhe kumpiri i shijshëm i Stambollit...

Serbi: Litiumi është një nga mineralet më të kërkuara sot në botë - i pazëvendësueshëm kur vjen puna për smartfonët, automjetet elektrike apo laptop-ët. E Serbia ka litium në sasi të mëdha dhe cilësi të mirë. Koncerni Rio Tinto kërkon të nxjerrë litiuin në perëndim të Serbisë, por banorët janë skeptikë për shkatërrimet që mund të lenë minierat e lituumit.

Ukrainë: Dashuri në kohë lufte - një motiv filmash e romanesh që i bën njerëzit t'u mbushen sytë me lotë. Por realiteti është shpesh ndryshe - Lufta e ka ndryshuar shumë jetën në Ukrainë, edhe marrëdhëniet në çift. Martesat dhe lindjet janë në nivelin më të ulët, ushtarët nuk e kanë të lehtë të gjejnë dashurinë. Një platformë takimesh në Kiev do të ndryshojë gjendjen.

Suedi: Kush kërkon për histori suksesi në drejtim të mbrojtjes së klimës mund t'i drejtojë sytë nga vendet skandinave. Suedia prej dekadash po orientohet nga energjitë e rigjenerueshme dhe politikën promjedisore. Tani suksesi duket në shifra: nga viti 1990 ky vend i ka ulur me 90% emetimet neto të gazrave ndotës, duke ruajtur rritjen ekonomike. Po si ia kanë dalë mbanë suedezët?

Kumpir: Në rrugët e Stambollit nuk ecën shumë gjatë i uritur - metropoli gjigant turk është i njohur për ushqimin e rrugës - e megjithëse në kuzhinën turke nuk luajnë shumë rol patatet, -varianti turk i patates së furrës, kumpir ka bërë emër kaq të mirë në rrugët turke,saqë në Stamboll edhe një lagje mban emrin Kumpir.