Në edicionin e kësaj jave:
Fshati ku izraelitët dhe palestinezët përpiqen të jetojnë në paqe
Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe gati dy viteve luftë në Rripin e Gazës, marrëdhënia mes hebrenjve dhe palestinezëve gjendet në nivelin më të ulët historik. Por përkundër armiqësive, ka njerëz nga të dyja palët që përpiqen të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Deutsche Welle vizitoi një vendbanim të themeluar në vitet 1970 si një eksperiment për bashkëjetesën paqësore midis hebrenjve dhe palestinezëve izraelitë, e cila aktualisht po vihet para një provë të rëndë.
"Kthehu andej nga ke ardhur" - sa i rrënjosur është racizmi në Rumani?
Në vitin 2024, pothuajse një e katërta e rumunëve jetonin ose punonin jashtë vendit. A do të thotë ky fakt, se rumunët do të ishin më të hapur ndaj 140.000 punëtorëve të huaj që vijnë në vendin e tyre? Por atmosfera ndaj të huajve nuk është kudo mikpritëse në Rumani: Shumë përballen me diskriminim dhe kanë frikë nga sulmet e dhunshme, si Ismail Hossain. Rasti i tij tërhoqi vëmendjen ndaj racizmit dhe ksenofobisë në rritje në Rumani.
Holandë: Pse studentët kanë ngritur tendat e flenë në rrugë?
Të gjesh një apartament me çmim të përballueshëm po bëhet një sfidë gjithnjë e më e madhe në Holandë, veçanërisht për ata me pak ose aspak të ardhura, si studentët. Mijëra studentë ende nuk kanë gjetur vend banimi, në kohën kur universiteti po hap dyert. Në një stacion metroje në Utrecht, madje u ngritën tenda, ku flinin studentët që nuk kishin gjetur një vend strehimi.
Historia e një romi të suksesshëm hungarez
Kudo romët përballen me diskriminimin dhe varfërinë, edhe në Hungari. Lajos Orshosh iu deshën rreth 20 vjet për t'i shpëtuar varfërisë ekstreme. Tani ai është i vendosur të ndihmojë të tjerët të dalin nga kjo gjendje. Ish-producenti televiziv, një nga njerëzit më me ndikim në komunitetin rom dëshiron të përdorë shembullin e tij për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë në nevojë që të kenë besim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.
