1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edicion javor me reportazhe nga Europa

15:47

This browser does not support the video element.

7 Tetor 2025

Aty ku ra guri i parë nga Muri i Berlinit, aty ku turizmi tregon anën e vet të errët, pse rrezikohen klubet e natës në Berlin dhe nallanet tradicionale në Holandë

Reportazhet e Europeo:

Hungari - Aty ku ra guri i parë nga Muri i Berlinit në vitin 1989

Në parkun përkujtimor në kufirin hungarez-austriak, skulpturat të përkujtojnë Piknikun Pan-Evropian të 19 gushtit 1989 që u zhvillua jo shumë larg qytetit perëndimor hungarez të Sopronit. Tridhjetë e gjashtë vjet kanë kaluar që kur u hap porta kufitare pranë Sopronit dhe qindra qytetarë të Gjermanisë Lindore thyen Perden e Hekurt - në mënyrë paqësore dhe të paarmatosur. Një ngjarje historike që, sipas shumë njerëzve, hoqi gurin e parë nga Muri i Berlinit.

Spanjë: Aty ku turizmi tregon anën e vet të errët  

Diell, det dhe palma! Kjo është ana e bukur e ishullit të njohur turistik të Majorkës në Spanjë.  Ana e errët është prostitucioni në lulëzim, një biznes miliardësh, i nxitur edhe nga turistët: Numri i punonjësve të seksit rritet ndjeshëm gjatë verës në Majorka. Por shumica e grave nuk i ofrojnë shërbimet e tyre seksuale vullnetarisht, ato janë viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore që i rrahin,  përdhunojnë dhe kërcënojnë familjet e tyre nëse gratë nuk binden.

Berlin - Pse po rrezikohen klubet e natës në kryeqytetin gjerman?

Për një kohë të gjatë, Berlini ishte "kryeqyteti i klubeve të natës" në Europës, i famshëm për partyt në fabrikat e braktisura. Këtë vit këtë titull e rrëmbeu Madridi, sipas renditjes së Time Out. Shumë klube në Berlinit sot janë në krizë: Kostot e larta dhe vizitorët në rënia po i çojnë disa madje drejt falimentimit. Pothuajse gjysma e klubeve në kryeqytetin gjerman mendojnë të mbylljen. Por çfarë do të ishte Berlini pa skenat e famshme të klubeve të natës?

Nallanet tradicionale në Holandë

Ato janë një suvenir mjaft popullor dhe pjesë e rëndësishme e kulturës holandeze. Këpucët prej druri njihen në botë si simbol i Holandës.  Nallanet e dekoruara bukur, të quajtura edhe klompen për shekuj i vishnin fermerët, artizanët dhe punëtorët për shkak se ishin të forta e praktike. Martin Dijkman është një nga artizanët e fundit, që i gdhend nallanet në formë unike nga një copë e vetme druri.