1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicion javor me reportazhe nga Europa

16:11

This browser does not support the video element.

9 Tetor 2025

Groenland mes SHBA e Danimarkës, , Greqia lufton evazionin fiskal, ishulli i vetmisë në Irlandë dhe lokalet e tapave në Spanjë.

Groenlanda mes dëshirës për autonomi, SHBA-së dhe Danimarkës

Ambiciet e SHBA-së për të marrë Groenlandën dominojnë prej muajsh debatin publik dhe politikën në ishullin arktik. Në të njëjtën kohë, banorët e Groenlandës që përpiqen për autonomi mendojnë se Danimarka po krijon panik për ta mbajtur Groenlandën brenda mbretërisë. Disa akuza së fundmi kanë përkeqësuar tensionet me Danimarkën. Si është atmosfera në kryeqytetin Nuuk?

Masat e Greqisë kundër evazionit fiskal japin efekt në ekonomi

Ka pasur një kohë kur thuhej se grekët dhe gatishmëria për të paguar tatime nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Ekonomia informale i kushtonte shtetit miliarda çdo vit. 15 vjet më parë madje Greqia ishte në prag të falimentimit. Por kohërat kanë ndryshuar: Autoritetet greke veprojnë me masa të ashpra kundër evazionit fiskal, përfshirë edhe inspektime të paparalajmëruara të bizneseve. Masa që e kanë rimëkëmbur Greqinë vitet e fundit.

Të zgjedhësh të jetosh në ishullin e vetmisë

Për disa është mundësi e bukur - për të tjerë e papërballueshme: të jetosh dhe të punosh në një ishull të largët, gati të shkretë. Pikërisht këtë bëri një çift i ri këtë vit në ishullin irlandez të Great Blasket. Pasi mundën qindra aplikantë të tjerë, ata u bënë kujdestarët e ishullit të këtij viti. Çifti jetoi në ishull nga 1 prilli deri më 1 tetor dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e pesë shtëpive të pushimit, kujdesin për mysafirët dhe drejtimin e një kafeneje të vogël.

Lokalet e tapave në Spanjë - aty ku mund të gjeni shpirtin spanjoll 

Pavarësisht nëse jeni apo jo i uritur, pak bukë thjesht me aiolin spanjoll apo psh me kërmij në salcë domatesh shijojnë gjithmonë. Baret e tapave në Spanjë ofrojnë për çdo shije diçka, dhe janë shumë më tepër sesa thjesht një vend për të shuar urinë dhe etjen. Lokalet autentike dhe plot gjallëri, ku kryesorja është humori i mirë, pasqyrojnë shpirtin spanjoll.