1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa

15:40

This browser does not support the video element.

21 Tetor 2025

Si Deep Fakes rrezikojnë gratë por edhe demokracinë, treni i parë pa shofer në Çeki, manastiri i mahnitshëm i Amorgos, Finlanda -vendi i boronicave.

Irlandë: Si Deep Fakes rrezikojnë gratë por edhe demokracinë

"Ishte sikur një valë e nxehtë më përshkoi trupin." Kështu e përshkruan politikania irlandeze e Veriut, Cara Hunter, momentin kur zbuloi një video pornografike Deep fake me fytyrën e saj. Deepfakes, mbivendosja digjitale e një fytyre mbi trupin e një personi tjetër, janë mjaft të përhapura në internet dhe zakonisht kanë në shënjestër gratë.  Por vitet e fundit, shtimi i tyre po kthehet në kërcënim edhe për demokracinë.

Çeki: Treni i parë pa shofer entuziazmon pasagjerët

Një risi inovative në Evropë,  këtë herë vjen nga Lindja! Në Çeki ecën mbi shina treni i parë i pasagjerëve pa shofer. Treni autonom, i quajtur Edita përshkon një itinerar prej 24 kilometrash në veri të vendit. Por para se të dalë në terren të hapur, Edita i kaloi të gjitha testet me sukses, madje ndaloi edhe për një lepur dhe një tufë delesh, duke dëshmuar kështu aftësinë për t'u përshtatur me situata të papritura. 

Manastiri i mahnitshëm i Amorgos dhe Ati Spiridon

Kjo panoramë e mrekullueshme është nga një manastir në ishullin grek të Amorgos. Aty nuk ka televizor, as internet, madje edhe vizitorët qëndrojnë për një kohë të shkurtër. Por Ati Spiridon, shpirti i mirë i ishullit, është gjithmonë aty: për kishën, për vizitorët dhe për banorët e ishullit. Meqenëse vetëm ai dhe një murg tjetër kanë mbetur, vendasit janë të shqetësuar për ekzistencën e manastirit dhe turizmin.  Por jo Ati Spiridon.

Finlandë: Vendi i boronicave dhe njerëzve më të lumtur në botë

Ka një vend në Evropë thirret vendi i boronicave! Finlanda është vendi, ku boronicat janë më shumë sesa thjesht një "superushqim". Ato janë gati një obsesion kombëtar! Miliona finlandezë shkojnë në pyjet e mëdha të vendit për të mbledhur me dorë boronica të egra. Çdo vit, mblidhen deri në 20 milionë kilogramë boronica. Dhe kuzhina finlandeze ofron receta mjaft të rafinuara e të shijshme për të gatuar superfrutin blu.