1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Reportazhe nga Europa

15:53

This browser does not support the video element.

27 Tetor 2025

Politikanët lokalë të kërcënuar në Gjermani, të banosh në vendparkim si në Bristol, studentët e huaj i kthejnë kurrizin SHBA, biblioteka e metrosë në Varshavë.

Edicioni i kësaj jave:

Kryetarët e bashkive në Gjermani jetojnë shpesh me kërcënimin me urrejtjen

Nuk ka shumë kohë kur në shumë komuna dhe qytete gjermane u zhvilluan së fundmi zgjedhjet lokale. Zyrat e kryetarëve të bashkive dhe këshillat bashkiake tani janë të mbushur me zyrtarë të rinj dhe të vjetër, por të gjithë përballen me një punë të vështirë. E kjo jo vetëm për shkak të vështirësive financiare, por edhe sepse puna e tyre po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Zyra Federale Kriminale numëroi mbi 6.000sulme kundër politikanëve dhe përfaqësuesve të shtetit në Gjermani vitin e kaluar.

ZedPod-s zgjidhja ekologjike për krizën e banimit?

A janë të ashtuquajturat Zed-Pods zgjidhja ekologjike për çmimet e larta dhe mungesën e apartamenteve? Përgjigja përfundimtare nuk dihet, por ky lloj strehimi po gjen klientë në Mbretërinë e Bashkuar.  Të ndërtuara mbi parkingje ose zona të shkreta urbane Zed-Pods ofrojnë strehim me kosto të ulët dhe miqësor ndaj mjedisit.

Nga Harvardi në Heidelberg? Pse studentët e huaj po kthejnë kurrizin SHBA-së?

Për vite me radhë universitetet e SHBA-së, kanë qenë destinacioni më i ëndërruar për shumë studentë nga e gjithë bota, veçanërisht nga Azia. Por që kur Donald Trump erdhi në pushtet, klima në "vendin e shanseve të pakufizuara" ka ndryshuar. Marrja e vizave është bërë më e vështirë, ksenofobia është në rritje ashtu si edhe pasiguria financiare në qarqet akademike. Të gjitha këto po i bëjnë studentët e huaj të rishqyrtojnë vendimin se ku do të studiojnë në të ardhmen. Gjermania shpreson të përfitojë nga një trend i ri.

Biblioteka e metrosë në Varshavë

A ju ka rënë në sy, kur keni hyrë në metrotë e Europës?  Kudo njerëz me kokën ulur duke shikuar celularët, rrallë sheh dikë duke lexuar ndonjë libër. Varshava, kryeqyteti polak dëshiron të rikthejë dëshirën për lexim me bibliotekën e parë të madhe të metrosë. Ideja është që udhëtimi me metro të lidhet me kulturën dhe letërsinë. Metroteka tani është një pikë referimi e re e Varshavës.