Spanja me rritje ekonomike falë punëtorëve të huaj
Ekonomia spanjolle ka marrë hov. Shumë pak vende të BE-së aktualisht mund të krenohen me rritjen ekonomike të Spanjës, me mbi tre përqind vitin e kaluar. Por kjo rritje vështirë se do të ishte e mundur pa punëtorët e huaj: 90 përqind e vendeve të reja të punës shkuan tek emigrantët, kryesisht në hotele, në kantiere ndërtimi dhe në industrinë e restoranteve. Ekspertët thonë, se këto punë me pak kualifikime e pagesa të ulëta mund të shuhen shpejt, në rast të vështirësive ekonomike.
Frikë për njëra-tjetrën - Motrat që luftojnë në ushtrinë ukrainase
Sa më shumë zgjat lufta në Ukrainë, aq më shumë gra shërbejnë në ushtrinë ukrainase - aktualisht rreth 70.000. Yana dhe Nastya janë dy prej tyre. Si ushtare, ato duhet të luftojnë vazhdimisht kundër paragjykimeve - sepse janë gra, por kjo nuk i shqetëson, dy motrat tremben më shumë, nëse i ndodh diçka motrës tjetër. Ajo që i mban fort është shpresa se lufta do të mbarojë së shpejti dhe ato mund të jenë sërish motra, dhe jo më shoqe lufte.
Radikalizmi i djathtë në lojërat kompjuterike
Mbi tre miliardë njerëz përdorin rregullisht lojërat kompjuterike. Përzgjedhja është e pafund - nga lojërat strategjike dhe aksioni deri te simulimet plotësisht realiste. Por një numër gjithnjë e më i madh lojërash infiltrohen shpesh nga grupet radikale të djathta për të përhapur pikëpamjet e tyre ekstremiste. Studiuesi i konflikteve Lars Wiegold i njeh mirë mjediset radikale online. Ai shpjegon, se, pse lojërat kompjuterike janë kaq tërheqëse për ekstremistët e krahut të djathtë.
Demenca - si një klub gjerman ringjall kujtimet e të moshuarve
Mosha sjell jo vetëm mençurinë, por edhe dhimbjet e kyçeve. E sa më shumë njerëzit plaken, aq më e vështirë bëhet të ruash kujtesën të freskët, të kesh orientimin e duhur apo aftësinë njohëse. Jo pak të moshuar preken nga demenca. Në Gjermani, pothuajse 2 milionë njerëz jetojnë me këtë diagnozë. Një pub në një azil pleqsh në Duisburg i ndihmon tani pacientët me demencë të ringjallin kujtimet - duke i kthyer ata në një kohë kur ishin të rinj dhe plot energji.
