Rritet numri i djemve të rinj ukrainas në Gjermani
Rreth 1.3 milion ukrainas jetojnë aktualisht në Gjermani. Ky numër është rritur qëkur Ukraina vendosi të heqë kufizimin e lëvizjes për djemtë e rinj nga mosha 18 deri 22 vjeç këtë vit. Në Gjermani kjo ka shkaktuar debate politike, madje Kancelari gjerman Merz i kërkoi Presidentit ukrainas Zelensky të ndërmarrë diçka kundër largimit të të rinjve. Dy ukrainas të rinj që erdhën në Gjermani rrëfejnë pse duan të qëndrojnë larg Ukrainës për momentin.
Ukrainasit kontribuojnë në Poloni
Ekonomia e Polonisë lulëzon dhe ukrainasit po japin një kontribut të rëndësishëm në këtë histori suksesi - përmes bizneseve, vendeve të punës dhe investimeve. Që nga fundi i viteve 90-të ukrainasit janë pjesë e ekonomisë polake, sot ky vend llogarit më shumë se 90.000 kompani me pjesëmarrje ukrainase. Jo vetëm mungesa e burokracisë dhe kushtet për bërë biznes janë inkurajuese në Poloni, por ka edhe diçka tjetër: Ukrainasit ndihen si në shtëpinë e tyre në Poloni.
Krizë e banimit në Spanjë dhe rritje e zaptimeve të paligjshme
Spanja përballet aktualisht me një krizë masive të banimit, mungesë hapësirash dhe qira shumë të larta. Si pasojë në vend janë shtuar zaptimet e paligjshme, ndërkohë që shumë qiramarrës jetojnë me frikë të vazhdueshme mos përfundojnë në rrugë. Angela Mendoz ka gjetur një mënyrë të pazakontë për t'ua kthyer apartamentet pronarëve të tyre, por puna e saj është polarizuese. Për disa Angela është shpresa e fundit për viktimat. Për të tjerët një instrument i pronarëve zemërftohtë.
Si Sandra Bradley mposhti buliminë dhe u bë gruaja më e fortë gjermane
Dikur asaj i duhej të luftonte kundër bulimisë, sot Sandra Bradley është gati të garojë në Lojërat legjendare "Highland Games" në Skoci - gjermanja është një nga gratë më të forta në botë. Sipas studimeve, stërvitja e rregullt me vegla zvogëlon rrezikun e depresionit dhe ankthit. Sandrën, pikërisht kjo stërvitje e ndihmoi të kalonte krizën më të madhe të jetës së saj, sot, ajo ndihmon gra të tjera.
