1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicion javor me reportazhe nga Europa

14:48

This browser does not support the video element.

29 Dhjetor 2025

Duhet të kthehen mjekët sirianë nga Gjermania? Masa të forta sigurie për festat, metoda finlandeze e edukimit të fëmijëve, çfarë është kosi i vërtetë grek

Gjermania pa mjekët sirianë? Debat për riatdhesimet

Në Gjermani ka debate, nëse sirianët duhet të kthehen për të ndihmuar në rindërtimin e atdheut të tyre. Edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz e mbështet këtë. Debati ka shkaktuar pasiguri të madhe mes të prekurve. Ata janë të ndarë: A duhet të kthehen në Siri apo të qëndrojnë në Gjermani. Ne takuam dy mjekë sirianë që jetojnë në dy qytete të ndryshme gjermane.

Masa të forta sigurie për Krishtlindjet

Periudha e fundvitit është një kohë magjike me drita festive, verë të nxehtë dhe tregje Krishtlindjesh në Gjermani. 2.500 tregje të tilla i gjen në vend, por një vit pas sulmit terrorist në Magdeburg, ku një makinë u përplas në një treg Krishtlindjesh, atmosfera festive errësohet nga shqetësimet për sigurinë. Po e zvogëlojnë masat e shumta të sigurisë magjinë e tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani?

Metoda finlandeze e edukimit të fëmijëve

Finlandezët konsiderohen njerëzit më të lumtur në botë, madje prindërit finlandezë njihen për mënyrën e relaksuar të edukimit të fëmijëve. Ndoshta kjo qetësi lidhet edhe me atë që finlandezët çelësin e lumturisë e shohin tek besimi - te institucionet, në jetë, te njerëzit. 

Kosi grek - eksport i kuzhinës së vendit

Prej shekujsh kosi ka qenë një pjesë integrale e kuzhinës greke - një produkt tradicional që tani vlerësohet në të gjithë botën. Por ajo që shumë nuk e dinë: jo çdo "kos grek" në supermarket vjen në të vërtetë nga Greqia.  Pra, çfarë fshihet vërtet pas origjinalit dhe çfarë e bën këtë kos kaq të veçantë? Ne pyetëm një nga prodhuesit më të vjetër të kosit në Athinë.