1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Edicion javor me reportazhe nga Europa

15:26

This browser does not support the video element.

5 Janar 2026

Bundeswehri gjerman kërkon rekrutë të rinj, a do ta ndërtojë Italia urën e varur më të gjatë në botë? Pse Polonia forcon mbrojtjen civile dhe investigimi i DW mbi dhuruesin e spermës, bartës i mutacionit që shkakton kancerin tek fëmijët.

Bundeswehri gjerman kërkon rekrutë të rinj

Bundeswehrigjerman ka nevojë urgjente për më shumë personel për t'u përgatitur për sfidat e ardhshme. Aktualisht, shërbimi ushtarak në Gjermani është vullnetar, në vitin 2026 të gjithë burrat 18-vjeçarë do të duhet të plotësojnë një pyetësor në lidhje me gatishmërinë e tyre për të shërbyer. Aktualisht Bundeswehri përpiqet të tërheqë të rinjtë përmes ditëve testuese - nëse ky model ka sukses, hapi tjetër pastaj mund të jetë rekrutimi ushtarak.

Polonia forcon mbrojtjen civile

Situata e sigurisë i shqetëson shumë njerëz në Evropë. Por në Poloni pas incidenteve me dronë në muajt e fundit, ajo perceptohet si gjithnjë e më kërcënuese. Mjaft polakë nuk duan të qëndrojnë duarkryq, por kanë filluar të përgatiten për një emergjencë të mundshme. Si Urszula Rochtzygiel që merr pjesë në kurset e trajnimit ushtarak që Polonia ofron falas për civilët, edhe pse shpreson të mos i përdorë kurrë këto njohuri.

A do ta ndërtojë Italia urën e varur më të gjatë në botë?

Një urë 3.3 kilometra e gjatë është planifikuar të lidhë Siçilinë dhe Italinë kontinentale në Detin Mesdhe, nëse ndërtohet do të ishte ura më e gjatë e varur në botë. Por financimi është ende i pasigurt, dhe nga ana tjetër ambientalistët dhe banorët janë kundër projektit prestigjioz. Kush ka nevojë vërtet për këtë urë e kush do të përfitojë prej saj?

Investigimi i DW: Dhuruesi i spermës bartës i mutacionit që shkakton kancerin

Për më shumë se një dekadë, një bankë daneze sperme shiti spermën e një burri tek shumë gra në Evropë e më tej. Ajo që askush nuk e dinte: ky person ishte bartës i një mutacioni të rrallë gjenetik që shkakton kancer tek fëmijët. Gazetarët investigativë nga Deutsche Welle dhe kolegë të tyre kanë zbuluar, se të paktën 197 foshnje janë ngjizur duke përdorur spermën e këtij personi. Shumë prindër u njoftuan me vonesë ose nuk iu është thënë kurrë se fëmijët e tyre mund të mbartin një sëmundje kërcënuese për jetën.