Një adoleshent ukrainas kundër rusëve
Prej gati katër vjetësh zhvillohen luftime në Ukrainë, një luftë që e ka ndryshuar përgjithmonë jetën e shumë njerëzve aty , dhe të rinj si Igori i ka rritur brenda natës. Kur filloi lufta Igori krijoi një grup partizanësh të rinj në rajonin e Zaporizhjas duke kryer aksione kundër rusëve. Nuk zgjati shumë dhe ai u kap nga Shërbimi i Inteligjencës Ruse, FSB. Falë fatit, por dhe një plani të hartuar me kujdes, ai arriti t'iu shpëtonte torturave dhe të arratisej nga territori i pushtuar në Kiev.
Spanja zgjeron industrinë e aviacionit
Peizazhi ekonomik i Europës po ndryshon: Ndërsa Gjermania është në stanjacion dhe kompanitë ankohen për kostot e larta dhe burokracinë, Spanja, për shembull, shënon rritje ekonomike, pavarësisht një qeverie në dukje të dobët. Shembulli më pak i njohur, por një histori suksesi është industria e aviacionit në Spanjë. Ajo është zhvilluar vitet e fundit në një rajon që nuk njihej për industrinë, por për ullinjtë.
Pse italianët janë të dashuruar me kafenetë e tyre?
Pse italianët nuk jetojnë dot pa espresson e tyre të famshme dhe pse preferojnë ta pinë atë në një bar? Për ta kuptuar më mirë këtë ritual të përditshëm në "bella Italia", do t'ju tregojmë një bar-kafe ku pirja e kafesë nuk ka të bëjë vetëm me aromën dhe shijen. Një bar i tillë krijon një hapësirë njerëzore, gati intime. Po të shihni reportazhin e kuptoni, pse baret janë pjesë integrale e kulturës italiane...
Helsinki - "qyteti i bardhë i Veriut"
E dinit që Helsinki shpesh quhet "Qyteti i Bardhë i Veriut" për shkak të ndërtesave të tij të bardha neoklasike, kurse për shkak të vendndodhjes së tij thirret edhe si "Bija e Baltikut". Por pavarësisht se si quhet, një gjë është e sigurt: një udhëtim për në Helsinki ia vlen. Metropoli finlandez ka diçka për t'i ofruar gjithsecilit: kulturë, histori, natyrë, jetën urbane dhe sigurisht sauna - madje edhe një karusel të njohur.
