Rikthim tek BE pas Brexit? Bizneseve britanike u mungon optimizmi
Kryeministri britanik Keir Starmer premton një fillim të ri me Bashkimin Europian-këtë vit- që nga qeveria britanike është shpallur si viti i "afrimit" mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. Por gjashtë vjet pas Brexit-it, shumë biznese britanike janë dekurajuar: ata përballen me burokracinë, kostot në rritje dhe ecuri të ngadaltë të ekonomisë, e shpresa se problemet e tyre mund të zgjidhen shpejt nuk është shumë e madhe.
Buzëqeshje për fëmijët në zonat e tërmetit në Turqi
Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur dy tërmete shkatërruese goditën rëndë Turqinë juglindore, me mbi 50.000 njerëz të vrarë dhe qindra mijëra ndërtesa të rrënuara, shkolla, spitale, shtëpi. Një katastrofë traumatizuese edhe për shumë fëmijë në rajonin e prekur, që ende jetojnë me frikën se bota e tyre sërish mund të shembet papritur. Një grup kllounësh që përpiqet t'ua rikthejë atyre buzëqeshjen.
Mungojnë serviset për riparimin e automjeteve elektrike dhe hibride në Gjermani
Rreth 1.7 milionë makina elektrike dhe 3.6 milionë makina hibride janë në rrugët gjermane, por shumica e serviseve në Gjermani ende nuk janë të përgatitura për riparimin e automjeteve elektrikë. Teknologjia relativisht e re kërkon që mekanikë të trajnohen në mënyrë të specializuar për të punuar në mënyrë të sigurt dhe me efektivitet. Me pasoja: riparimet e makinave elektrike janë të kushtueshme.
Shumë miq virtualë dhe prapë i vetmuar? Izolimi tek rinia
Të rinjtë janë gjithë ditën aktivë në mediat sociale, megjithatë ndihen më të izoluar se kurrë më parë. Studimet tregojnë se pothuajse gjysma e të rinjve në Gjermani ndihen të vetmuar - veçanërisht ata mes moshës 16 dhe 30 vjeç. Ekspertët paralajmërojnë: Mediat sociale nuk zëvendësojnë ose as nuk i krijojnë lidhjet e vërteta miqësore. Madje ato i inkurajojnë të rinjtë të pranojnë se vetmia nuk është shenjë dobësie.
