Evakuime nga lagjet periferike të kryeqytetit grek
23 Gusht 2009Lagjet periferike të Athinës po kërcënohen gjithnjë e më shumë prej zjarreve që kanë përfshirë pyjet dhe shkurret në veriperëndim të kryeqytetit grek. Për shkak të përhapjes së këtyre zjarreve autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin e plotë të një lagjeje periferike të kryeqytetit grek.
Të 10.000 banorët e Agios Stefanos, rreth 20 km në periferi të Athinës u detyruan të largohen nga shtëpitë. Autoritetet kanë shpallur për rajonin e Atikës gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarret janë përhapur në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash.
Zjarrëfikësit po përdorin avionë dhe helikopterë për të penguar përhapjen e zjarreve, por ato po vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë. Deri tani janë djegur 12.000 hektarë pyll. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar rreth 600 zjarrfikës.
Për shkak të djegies së pyjeve në Athinë u shtynë edhe dy ndeshje të kategorisë së parë. Të favorizuara prej nxehtësisë, në të gjithë vendin kanë shpërthyer 140 zjarre.