1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa ashpërson sanksionet kundër Iranit / BE verifikon statistikat e qeverisë greke / Intervistë me eurodeputeten gjermane Inge Gräßle

30 Korrik 2010

1. Në grindjen atomike me Iranin Evropa ndoqi shembullin e SHBA duke ashpërsuar sanksionet. MPJ të BE-së të mbledhur në Bruksel miratuan një katalog sanksionesh ndaj Iranit. Në takimin e tyre ministrat diskutuan edhe për politikën e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pandeli Pani me gjerësisht.

2. Kur në Greqi bëhet fjalë për kontrollorët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së, në të shumtën e rasteve nënkuptohet trojka. Ekspertët e këtij grupi tresh qysh nga e hëna (26.07) janë duke verifikuar sërish statistikat e qeverisë greke. Shumë janë të mendimit, se ata tashmë janë në dorë të këtij grupi, sepse treshja e imponon kryeministrin Papandreu për një politikë të rreptë kursimesh. Hollësi nga Steffen Wurze.

3. Ndërsa prej vendeve të BE-së kërkohet që të kursejnë Brukseli kërkon më tepër para. Për vitin 2011 buxheti i BE-së pritet të rritet. Edhe pse buxheti i BE-së është në llojin e vet specifik, eurodeputetja gjermane Inge Gräßle, anëtare e komisionit të kontrollit të buxhetit thotë se paratë e Brukselit duhet të shfrytëzohen më me kujdes dhe efektivitet. Karin Jäger.