1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080610 Ehrenamt Erasmusstudentin

9 Qershor 2010

Studimi Bachelor dhe puna vullnetare janë një kundërshtim në vetvete. Kush gjen një minutë të lirë, punon. Por ka edhe studentë që gjejnë kohë për t'u angazhuar në mënyrë sociale si një studente franceze.

Universiteti i BonitFotografi: DW

"Unë e kam bërë këtë gjë që në Francë dhe mendoj se është një shanc i mirë për të mbledhur përvoja pa përjetuar presionin e një pune normale. Mund ta drejtosh projektin tënd si të duash. Mendoj se shteti nuk mund të kujdeset për të gjitha aspektet e shoqërisë. Prandaj mendoj se është mirë që puna vullnetare mbetet një opcion."

Méria është studente dhe vjen nga Franca. Ajo studion letërsi në universitetin e Bonn-it dhe angazhohet në disa projekte sociale. Përpara 6 muajsh ajo dëgjoi për nismën "Evropa bën shkollë". Ky projekt ndërmjetëson dërgimin e studentëve të huaj nëpër shkolla. Nxënësit mund të mësojnë kështu nga kultura të ndryshme evropiane. Méria mëson me nxënës të një shkolle fillore frengjisht ditët e javës dhe stinët e vitit. „Kënaqemi që duhet t'i themi të gjitha në frengjisht, sepse kur na merret goja qeshim", thotë ajo.

Nxënësit janë shumë të kënaqur dhe interesohen për gjuhën francezeFotografi: picture-alliance/ dpa

Nxënësit e fillores tepër të interesuar

Përveç studimit, Méria jep edhe mësim privat në frengjisht, nga i cili financon edhe universitetin. Sidoqoftë puna vullnetare është për të shumë e rëndësishme, ndonëse e ka ditën shumë të zënë. Njëherë në javë ajo shkon në shkollën fillore Ennert-Grundschule në Bonn dhe ushtron së bashku më nxënësit një dramë teatrale në frëngjisht. Kështu nxënësit kanë mundësinë ta mësojnë gjuhën në mënyrë kreative: "Mendoj se nxënësit janë shumë të kënaqur dhe interesohen për gjuhën franceze. Mendoj se ata vijnë me dëshirë për të mësuar. Por besoj se duhet më shumë kohë për të mësuar një gjuhë të huaj. Sidoqoftë ky kontakt i parë me gjuhën është i dobishëm."

Jo vetëm nxënësit zbulojnë një kulturë të re, edhe Méria mëson nga angazhimi i saj. Nëpërmjet projektit "Evropa bën shkollë" ajo njihet jo vetëm me studentë të tjerë të huaj, por përjeton gjithashtu diçka ndryshe nga sallat dhe biblioteka e universitetit. "Në fakt unë nuk e dija si funksionon sistemi gjerman shkollor. Por tani mund ta përfytyroj që të qëndroj në Gjermani e të punoj si mësuese për gjuhën franceze. Kam përshypjen se fëmijët këtu janë më të lirë, më spontanë."

Jo të gjithë studentët mund të angazhohen në mënyrë sociale, shumë duhet të financojnë vetë studimetFotografi: Frank Homann

Për studenten franceze përvoja personale është më e rëndësishme se sa pagesa

Por fatkeqësisht jo të gjithë studentët ia dalin mbanë të studiojnë dhe të angazhohen në mënyrë sociale. Por Méria është studente me bursë Erasmus dhe nuk ka aq shumë seminare sa studentët e tjerë. Kështu ajo mund ta organizojë kohën e lirë në mënyrë më efikase. Edhe drejtoresha e shkollës fillore, në të cilën angazhohet Méria, është e kënaqur: "Fëmijët gëzohen kur na vizitojnë të rinj nga të gjitha vendet e Evropës. Mendoj njësoj si Méria se fëmijët e mësojnë me dëshirë të madhe frëngjishten. Ne u themi gjithmonë se është e dobishme kur njeriu flet edhe gjuhë të huaja."

Meria nuk paguhet për punën që bën, por mbledh ekspericena të vyera dhe merr një çertifikatë nga shkolla. Pagesa nuk ka shumë rëndësi për të: "Prindërit e mi rrjedhin nga një vend tjetër, pra nuk janë francezë me origjinë dhe unë kan jetuar gjithmonë mes dy kulturave të ndryshme. Mendoj se kjo është e vlefshme për botën në të cilën jetojmë. Unë dua që fëmijët ta dinë se Franca është një vend i përzierë, pra se populli francez përbëhet nga kultura të ndryshme. Dhe pikërisht këtë shumëllojshmëri nga Franca duha t'u sjellë pranë fëmijëve këtu në Gjermani."

Autor: Nina Treude/Sonila Sand

Redaktoi: Lindita Arapi