1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa duhet të thotë fjalën e vet në Kosovë

Andreas Meyer Feist 1 Shtator 2007

Statusi i ardhshëm i Kosovës vazhdon të jetë një çështje e ndërlikuar. Këtë e dëshmoi edhe vizita e ministrit gjerman të mbrojtjes, Franz Josef Jung nëpër Ballkan.

Wolfgang Ischinger bei Kosovo-Gesprächen in Wien
I ngarkuari i BE-së për Kosovën, Volfgang IshingerFotografi: AP

E ardhmja e Kosovës është një çështje që vendoset në Prishtinë dhe Beograd, por para së gjithash ajo vendoset në Evropë. Përderisa Bashkimi Evropian nuk do të pozicionohet qartë në debatin për të ardhmen e krahinës në jug të Serbisë, ky konkflikt nuk do të zgjidhet. Amerikanët dhe rusët e kanë shprehur hapur qendrimin e tyre. Pikërisht kjo i mungon shumë Evropës. Kjo mangësi doli sërish në pah kur u largua komandanti i trupës ndërkombëtare, Roland Kather. Të hapura dhe të qarta ishin shpresat një vit më parë kur ai filloi detyrën. 12 muaj më vonë bilanci është kthjellues: Asnjë përparim nuk është arritur në gjetjen kompromisit.

Njerëzit vazhdojnë të jetojnë në pezulltinë juridike, e cila lë me pasoja zhvillimin ekonomik. Rritja artificiale ekonomike që është krijuar kryesisht me anë të fuqisë blerëse jashtëzakonisht të madhe të administratës së OKB-së është duke rënë. Vendin e ka kapur stanjacioni. Nuk ka investitorë, nuk ka as vende pune. Potencialet ekonomike të vendit po mbeten të pashfrytëzuara. Minsitri gjerman i mbrotjes Jung e preku pikërisht atë plagë që do të duhej t'i dhimbte gjithë Evropës. Por në Evropë ka vetëm dy vende që janë dalluar me angazhimin e tyre në Kosovë: Gjermania dhe Britania e Madhe. Ka ardhur koha që ato të luajnë rolin udhëheqës në gjetjen e një kompromisi. Deri tani kjo është ndjerë shumë pak.

Të shpresojmë që këtej e tutje do të jetë ndryshe. Parakusht është, që i ngarkuari i BE-së për Kosovën, diplomati gjerman, Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger), të mos lihet vetëm. Tani e kanë radhën evropianët. Për një kohë shumë të gjatë ata e lanë situatën në dorë të Nato-s, trupave ndërkombëtare, që kujdesen për sigurinë dhe që duhet të pengojnë zhytjen e vendit në trazira.

Tani Evropa duhet ta marrë përgjegjësinë në dorë. Propozimi i pavarësisë së mbikqyrur nga BE-ja vazhdon të ofrojë një bazament të mirë. Perspektiva evropiane, për të cilën shpresojnë si Serbia, ashtu edhe Kosova, duhet të ketë peshë, kur vjen puna për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët. Këtë po e presin njerzit në Kosovë. Atyre u janë bërë shumë premtime dhe durimi u është sosur. Që tani një pjesë e mirë nuk do të dijë më se kush e qeveris, kryesorja është që gjendja të përmirësohet.

Negociatat do të vazhdojnë deri më 10 dhjetor, por pastaj Bashkimi Evropian duhet të thotë fjalën e vet, në rast se dëshiron të mbetet i beueshëm në të ardhmen. Gjithçka tjetër do të ishte turp, fundi i përfytyrimit se BE-ja është vërtetë në gjendje të bëjë politikë të jashtme.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW