1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa e bashkuar me postblloqe

Anila Shuka / Frankfurt mbi Oder/Slubice1 Maj 2004

Me muzikë dhe fishekzjarre u festua në kufirin gjermano-polak zgjerimi i Bashkimit Evropian. Në urën që lidh qytetin gjerman Frankfurt mbi Oder me simotren polake, Slubice, ministri gjerman i punëve të jashtme Joshka Fisher dhe homologu i tij polak Vlodomir Cimoshevic, i dhanë dorën njëri-tjetrit duke shënuar keshtu hapjen simbolike te kufirit mes dy vendeve.

Ura e lumit Oder qe lidh dhe ndan Gjermaninë dhe Poloninë
Ura e lumit Oder qe lidh dhe ndan Gjermaninë dhe PoloninëFotografi: AP

Frankfurt mbi Oder (Gjermani), Slubice (Poloni). Dy orë para mesnatës. Ura qe lidh Frankfurtin me Slubicen, pra Gjermanine me Polonine, është hapur për kalimtaret dhe është mbyllur për makinat. Por para se kalimtaret te shkelin atë zonë kufitare këta duhet të tregojne një dokument. Mjafton ta mbash letërnjoftimin dhe pasaportën te hapur ne faqen e fotografise dhe gjitçka eshte ne rregull. Nepunesi gjerman i hedh nje sy kalimthi, perveç rastit kur ka te beje me pasaporta nga ato, qe siç i thotë ai, "nuk i sheh çdo dite". Nje e tille eshte ajo qe i tregoj une. Nepunesi gjerman e merr ne dore, e shikon e rrotullon, e shfleton dhe gjen ate pulle ngjyre rozë me vezullime te argjendta me mbishkrimin 'Aufenthaltserlaubnis' - leje qëndrimi - dhe me lejon te kaloj. Ne kabinen tjeter, qe nga ajo e policit gjerman e ndan vetem një xham, pret, veshur me nje uniforme te ngjashme, polici polak. Te duhet t'i shohesh vërtet me vemendje, që te kuptosh qe nuk jane policë te te njejtit shtet. Edhe pse jo nga i njëjti shtet ata vijne nga i njejti qytet: Frankfurt mbi Oder i thone gjermanet, Slubice quhet ne Poloni, ajo qyteze qe deri ne vitin 1945 ishte nje lagje e Frankfurtit.

Mesnate. Vete ministrat e jashtem te dy vendeve kane ardhur per t'i dhene doren njeri tjetrit nen qiellin e ndritur nga fishekzjarret, dhe nën tingujt e himnit te Evropes se Beethovenit. Ne dy anet e ures eshte ngritur nga nje skene, ku dalin grupe te ndryshme gjermano-polake, dhe argetojne rreth 25 mije njerzit e ardhur, per te asistuar ne kete date historike. Pak me vone, ne skenen e Slubices, hipin ministrat dhe ai gjerman merr fjalen dhe thote: "Shume s'dua te them! Poloni mireseerdhe ne Evropë!" Te lind automatikisht pyetja. Perse jo ne nje skene te perbashket me nje porgram te perbashket? Nje nga te rinjte polake, qe studiojne ne Universitetin e Studimeve Evropiane ne Frankfurt mbi Oder, ne nje takim me dy ministrat kishte shtruar pyetjen: "Kur do te behen vellazerore marredheniet mes Polonise dhe Gjermanise?" Ministri gjerman, tha se shpresonte, qe dikur marredheniet me Polonine do te jene si ato mes Gjermanisë dhe Francës.

Kufiri ne anen e Slubices eshte me i populluar. 235 metra e gjate eshte ura, e aty fillon Frankfurti e pallate te tera qe cdo dite boshatisen. Njerzit largohen rregullisht nga vendi gjermano-lindor. Ekonomia ende nuk po merr veten. Shkollat kane filluar te mbushen me nxenes polake, qe e dine gjermanishten perfekt. Ata duhet ta kalojne uren dy here ne dite, kendej paguajne me Sloti, andej me Euro. Kendej polonisht, andej gjermanisht. Prinderit e tyre do te deshironin te banonin ne banesat e boshatisura te Frankfurtit, por nuk ua lejon ligji per te huajt. E as statusi i tyre si antare te BE-se nuk sjell ndonje ndryshim te madh.
Pas mesnate: Ne shesh buçasin fishekzjarret. Prezantuesja polake thotë: "Siç e morët vesh, tani jemi në Evropë". Njerëzit hyjnë e dalin në kufirin polak, por gjithsesi me dokumentat në dorë.
Hui qëndron pas gardhit të kufirit i merzitur. Studenti kinez nuk ka vizë aktuale polake, megjithëse banon në Frankfurt dhe shumë shpesh shkon ne Poloni, ku ndjek leksione në ambjentet e Universitetit te Evropes ne Slubice. As polonishtja qe i flet policit nuk i hyn ne pune. Në këtë ditë historike, kur Polonia hyn ne Bashkimin Evropian, Huit nuk lejohet te hyje ne Poloni. Edhe pasaporta e tij, është nga ato, "qe polici nuk i sheh shpesh mbi ure". Hui është i zhgënjyer. Po ashtu edhe disa banorë të moshuar gjermanolindore, qe i tregojne policit polak leternjoftimet e vjetra të ish-Republikes Demokratike Gjermane, ashtu siç e kane bere deri para 15 vjetësh. Po ata nuk këmbëngulin shume, dhe kthehen në stendën e festes së gjermanëve në Frankfurt, para ures, tek menuja e vjeter: birra dhe salcicet e skuqura te Tyringenit. Nga altoparlanti degjohen vleresimet e politikaneve per kete date te shenuar historike.