Evropa juglindore nën kërcënimin e flakëve
28 Korrik 2007
Në shumë rajone të Evropës juglindore vazhdojnë zjarret pyjore, megjithatë në disa vende po jepen shenjat e para të qetësimit të gjendjes pas një lloj uljeje të temperaturës.
Edhe Shiperia e perfshire nga flaket. Kerkesave te qeverise se Tiranes drejtuar vendeve fqinje dhe me gjere per te derguar mjete moderne per shuarjen e zjarreve i jane pergjigjur vetem Ukraina dhe forcat e KFOR-it. Avioni ukrainas Antonov 32 ka filluar shuarjen e flakeve qe kane perfshire pyjet ne veri te Shqiperise. Ne vatrat e zjarrit ka shkuar sot edhe Presidenti i ri i Shqiperise, Bamir Topi, qe ka bere apel per nje angazhim maksimal ne mbrojttje te pasurise pyjore te vendit.
Në Kosovë gjendja mbetet ende e vështirë, megjithatë aty është arritur lokalizimi i zjarreve gjë që ka shkaktuar lehtësimin e situatës. Në Maqedoni u hoq gjendja e jashtëzakonshme, në këtë vend janë regjistrur deri më tani 30 vatra zjarri.
Edhe Bullgaria është përfshirë nga flakët. Në këtë vend 10.000 zjarrfikës luftojnë me flakët që kanë shkaktuar vdekjen e katër vetëve. Në jugun e vendit në Maglish zjarri ka përfshirë 3000 hektarë. Kryeministri Sergej Stanishev i cili vizitoi të shtunën zonat e prekura shprehu keqardhjen që ndihma e kërkuar nga BE-ja, NATO dhe Rusia ende nuk ka mbërritur.
Në Greqi zjarret pyjore përfshinë nga fillimi i qershorit sipërfaqe të mëdha. sipas raportimeve të shtypit në këtë vend janë djegur 60.000 hektarë pyje. Por ulja e temperaturave në fundjavë ka ndihmuar edhe këtu në qetësimin e situatës në Greqi. Zjarret masive në Kefalonia pranë detit Jon janë shuar, ndërsa në rajonin e Korintitt, në Patras dhe ishullin Peloponez gjendja është vënë në kontroll. Në Greqi si edhe më parë problematik është furnizimi me ujë siç tregon një banor:
"Kemi ndërprerje të rrymës elektrike, shpesh dhe çdo ditë, pa plan dhe për një kohë të gjatë. Mungesa e rrymës po plotëson si të thuash zjarret në pyje dhe mungesën e ujit.
Akoma e rrezikshme mbetet situata në rajonet e veriut grek, në prefekturën e Janinës, në kufirin me Shqipërinë. Greqia pret ndihma nga avionë rusë. Këtë presidenti Putin ja premtoi grekëve që ditën e premte.