1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa kërkon modele të reja shpëtimi

8 Dhjetor 2011

Në prag të samitit të ardhshëm të BE-së, në Bruksel po debatohen mundësitë për tejkalimin e krizës. Ekspertët po kërkojnë modele, tek të cilat mund të mbështeten edhe vendet e mëdha si Italia, Spanja apo Franca.

Euro
Do të fundoset euro?!Fotografi: Fotolia/ChaotiC_PhotographY

Në samitin e fundit të BE-së, para gjashtë javësh, presidentët dhe kryeminsitrat e vendeve anëtare kanë rënë dakord për zgjerimin e fondit për shpëtimin e vendeve në borxhe në një shumë prej një bilion euro. Por kjo deri tani nuk është realizuar. Shefi i fondit për shpëtimin, Klaus Regling, nuk ka mundur të mbledhë më shumë se 500 miliardë euro. Brukseli tani po shqyrëton mundësinë e krijimit të një mekanizmi për stabilitet, i cili do të futej në fuqi jo me 2013, siç ishte parashikuar, por në fund të vitit të ardhshëm. Mekanizmi për stabilitet duhet të ketë në dispozicion rreth 500 miliardë euro. Ndërkohë që nuk do të shuhej as fondi për shpëtimin e euros. 

Euro në krizëFotografi: dpa

Pra njëkohësisht do të funksiononin dy mekanizma për ruajtjen e euros. Mekanizmi i stabilitetit duhet të ketë edhe licencën për të punuar si bankë. Me këtë ai teorikisht mund të marrë para hua Bankes Qendrore Evropiane para pa kufizime. Shefi i Institutit për Ekonomi në Hamburg, Thomas Straubhaar, thotë për Deutschen Wellen se samiti i BE-së mund të ketë sukses, nëse mbështetet nga Banka Qendrore Evropiane.

"Samiti mund të sjellë një kthesë, në qoftë se edhe Banka Qendrore Evropiane merr përgjegjësi. Ky problem nuk mund të zgjidhet me mjete politike. Banka Qendrore Evropiane duhet të luajë një rol më të rëndësishëm, se deri tani", pohon ai.

Draghi kundwr financimit tw shteteve

Presidenti i saj Mario Draghi, deri tani ka kundërshtuar mundësinë e financimit të drejtëpërdrejtë të shteteve. Kjo nuk është në harmoni me rregullat e marrëveshejve evropiane dhe kërcënon me rritjen e inflacionit. Guntram Wolff nga banka e Brukselit Denkfabrik Bruegel pohon: "Banka Qendrore Evropiane mund të ndërhyjë, por ajo heziton për shkak të rreziqeve. Kjo për faktin se një vend që mund të marrë ndihma, menjëherë do të mund të hiqte dorë nga kursimet dhe reformat, që  në verë ka ndodhur me Greqinë. Banka Qendrore Evropiane së pari dëshiron të sigurohet se këto zhvillime të rrezikshme nuk do të përsëriten."

Cili fond do të mbisundojë?!Fotografi: Fotolia/scusi

Një model tjetër që po diskutohet është ai për financim përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ai mund të funksionojë kështu: Bankat qendrore të vendeve të BE-depozitojnë para në Uashington, në FMN. Më pas këto para FMN-ja ua kalon vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa bankat qendrore të shteteve anëtare të BE-së këto para mund t'i sigurojnë prej Bankës Qendrore Evropiane.

BQE duhet të nderhyjë

Në rast të krizës në ndonjë vend të madh evropian, si Italia, për shembull, Banka Qendrore Evropiane duhet të reagojë menjëherë, sepse ajo është më e afërta me institucionet evropiane, pohon Guntram Wolff.

"Në fund Banka Qendrore Evropiane nuk do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër. Ajo duhet të ndihmojë, sepse cënohet i tërë sistemi. Në rast se nuk intervenohet, mund të pasojë kolapsi finaciar", nënvizon ai.

Zyrtarisht kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy angazhohen për pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane. Por diplomatët në Bruksel janë të bindur se rrezistenca gjermane po zbehet, për shkak të krizës së euros. Në qoftë se qeveria gjermane ia arrinë qëllimit për krijimin e një unioni fiskal, është e mundur që të bëjë lëshime ndaj Bankës Qendrore Evropiane. Ministri i Financave Wolfgang Schäuble ka kundërshtuar mundësinë e futjes së eurobondeve.

Gjermania kundër eurodbondeve

Merkel ne samitin e fundit pati shumë takimeFotografi: dapd

"Nuk mund ta shalosh kalin nga bishti. Debatet për eurobondet zhvillohen vetëm në vendet që kanë probleme me buxhetin. Kjo është e dëmshme dhe ne themi jo. Secili vend duhet të zgjidhë problemet e veta. Ndërsa ne së bashku duhet të krijojmë institucione të cilat rikthejnë besimin tek euro. Të gjitha gjërat tjera janë të dëmshme", pohon Schäuble.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, angazhohet për rritjen e fondit për shpëtimin e euros në më shumë se 500 miliardët e planifikuara. Kjo do të thotë se  vendet stabile si Gjermania duhet të kontribuojnë edhe më shumë. Por kjo do të thotë poashtu se këto vende do të rrezikonin notën më të mirë kreditore prej tri AAA.