Evropa lindore dhe bashkimi i bankave
13 Qershor 2005
Milano, ku është selia e bankës Unikredit, apo Mynihu, ku gjendet baza e bankës Hypoferainsbank, nuk mund t'i ofrojnë një banke të madhe të gjithat kushtet që i duhen: fitimet dhe angazhimin edhe më të fuqishëm në tregun lindor. Këtë bindje të paktën e kanë ekspertët në Vjenë të Austrisë, të cilët mendojnë se pa ndonjë bankë nga ky vend gjërat nuk do të shkojnë si duhet.
Prandaj, me knaqësi është pritur lajmi se punët e bankave të bashkuara në Evropën lindore do të drejtohen nga Vjena. Ky është lajmi më i mirë që ka mbërritur prej Mynihut.
Para pesë vjetësh, Hypoferainsbank e ka marrë përsipër atë austriake Bank Austria Kredit. Me marrveshjet e atëherëshme është garantuar se punët me Evropën lindore do të drejtohen nga Vjena. Megjithatë, për javë të tëra pyetja më e madhe ishte nëse kjo do të respektohet. Mihael Mendel i Hypoferainsbank nga mesi i muajit të kaluar paralajmëroi se "austriakët nuk duhet të kenë frikë, sepse fuqia e tyre është suksesi i tyre. Dhe këtë sukses do ta respektojnë të gjithë".
Eshtë ky një vendim shumë i mirë për Austrinë dhe të punësuarit atje. Kjo për faktin se janë rrezikuar rreth 9000 vende të punës në vendet lindore.
Banka italiane Unikredit ka tentuar të zgjërojë punët e saja në lindje, edhe para marrjes së Hypoferainsbank. Prandaj, me këtë vendim janë goditur partnerët në rajon, në radhë të parë në Poloni, Kroaci dhe Bullgari. Indirekt, Unikredit mbanë rreth 800 filiala polake, ndërsa Banka austriake për kredi, 466.
Një menaxher thotë se mijëra të punësuar kërcënohen me humbjen e vendit të punës. Sipas të gjitha gjasave, filialat në Poloni e ndoshta edhe në Kroaci do të mbyllen. Në Kroaci bëhet fjalë për mbi 210, ndërsa në Bullgari për 316 filiala.
Situata pak më e volitshme është në Serbi, Bosnje, Slloveni dhe Hungari. Në këto tregje deri tani ishte prezente vetëm Hypoferainsbank dhe Banka kreditore austriake, por jo edhe ajo italiane. Ndërsa në Turqi është e kundërta. Momenti i fuzionimit nuk i përshtatet as bankave në Rumani. Prandaj, me vëmendje po përcillen sugjerimet e mira nga qendra për Evropën Lindore në Vjenë.
"Banka Austriake për Kredi ka shënuar kohët e fundit një zhvillim të shkëlqyeshëm. Tashti duhet insistuar në vazhdimin e kontinuitetit", thotë Mihael Mendel.
Zgjatja e këtij trendi është kontestues. Kështu të paktën pohon politikani Johanes Han, i cili mendon se tregu lindor për Vjenën në këtë moment është vetëm një medikament qetsues. Han thekson se italianët së shpejti mund të thonë se Vjena ka humbur atraktivitetin e duhur.